Turqia

"Nesër edhe forcat tona tokësore do të realizojnë aktivitetet e nevojshme”

“Gjatë 3 viteve të fundit niveli i persekutimit të organizatës terroriste në rajon është rritur aq shumë sa që 350 mijë persona janë detyruar të zhvendosen nga rajoni"

Ali Kemal Akan  | 20.01.2018 - Përdıtësım : 21.01.2018
"Nesër edhe forcat tona tokësore do të realizojnë aktivitetet e nevojshme” Utku Uçrak/AA

Ankara

ANKARA (AA) - Kryeministri i Republikës së Turqisë, Binali Yıldırım, ka realizuar një takim të mbyllur me udhëheqësin e partisë opozitare turke, Lëvizjes Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas këtij takimi, Yıldırım është shprehur se, “Faza e parë (e operacionit të "Degës së Ullirit") është realizuar me forcat ajrore të TSK-së dhe pothuajse të gjitha objektivat janë shkatërruar. Duke filluar nga nesër, në bazë të zhvillimeve, edhe forcat tona tokësore do të realizojnë aktivitetet e nevojshme”.

Duke u shprehur se “qëllimi i Turqisë as se si nuk është të cënojë integritetin territorial të Sirisë”, Yıldırım tha se: “Puna e bërë është që t’i eliminojmë provokimet e bëra gjatë tre viteve të fundit nga veri-perëndimi i Sirisë ndaj shtetit tonë dhe fushës së Mburojës së Eufratit, dhe poashtu edhe eliminimin e aktiviteteve terroriste dhe sulmeve ndaj civilëve të cilët jetojnë në qytetet kufitare. Përveç kësaj, shpëtimi i vëllezërve tanë arabë, kurdë e turkmenë që jetojnë në Afrin nga presioni dhe persekutimi i organizatave terroriste, janë ndër qëllimet kryesore të këtij operacioni”.

“Gjatë 3 viteve të fundit niveli i persekutimit të organizatës terroriste në rajon është rritur aq shumë sa që 350 mijë persona janë detyruar të zhvendosen nga rajoni dhe 350 mijë vëllezër kurdë janë vendosur në shtetin tonë, për të shpëtuar jetën e tyre”, tha ai.

Kurse kreu i partisë opozitare, Bahçeli është shprehur se, “Ky operacion, kur vlerësohet në mënyrë të shumëanshme, është një operacion shumë i rëndësishëm. Madje edhe emri dhe fusha e operacionit ka kuptim. Duhet të kushtohet vëmendje se është një operacion i mirë planifikuar, në njërën anë për aspektin diplomatik dhe për Forcat e Armatosura, kurse në anën tjetër për krijimin e opinionit publik”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.