Turqia

Në operacionin kundër PKK-së sekuestrohen raketa anti-tank të prodhimit suedez

Gjatë kontrollit të kryer në në qytetin Şırnak të Turqisë janë konfiskuar dy raketa anti-tank AT-4 të prodhimit suedez

Kemal Karadağ  | 16.08.2017 - Përdıtësım : 17.08.2017
Në operacionin kundër PKK-së sekuestrohen raketa anti-tank të prodhimit suedez Burimi: Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Turqisë

Ankara

ANKARA (AA) - Gjatë operacioneve kundër organizatës terroriste separatiste PKK në qytetin Şırnak të Turqisë konfiskohen dy raketa anti-tank të prodhimit suedez, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim të publikuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Turqisë, theksohet se Komanda e 48-të e Brigadës Kufitare ditën e djeshme mori një informacion se terroristët anëtarë të organizatës terroriste separatiste kanë fshehur armë dhe municione të sjellura nga Iraku për t'u përdorur në akte në zonën Biliç Tepe në rajonin Uludere, në qytetin Şırnak. 

Pas këtij informacioni theksohet se gjatë kontrollit të kryer në rajon janë konfiskuar dy raketa anti-tank AT-4 të prodhimit suedez. 

Shtabi i përgjithshëm fotografitë e raketave i ka ndarë edhe për mediat.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.