Turqia

Parlamenti i Turqisë miraton zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit u miratua kërkesa e Kryeministrisë së Turqisë per zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe me 3 muaj të tjerë, që do të hyjë në fuqi që nga 19 tetori

Coşkun Ergül  | 17.10.2017 - Përdıtësım : 17.10.2017
Parlamenti i Turqisë miraton zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Ankara

ANKARA (AA) - Parlamenti i Republikës së Turqisë miratoi zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme për një periudhë tjetër prej 3 muajsh, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas fjalimeve në emër të qeverisë dhe grupeve parlamentare, në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit u miratua kërkesa e Kryeministrisë së Turqisë për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe me 3 muaj të tjerë, që do të hyjë në fuqi që nga 19 tetori në orën 01.00, me orën lokale.

Zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme u miratua si rezultat i një votimi të kryer në parlament, ku partia qeverisëse, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) dhe Partia e Lëvizjes Kombëtare të opozitës (MHP) votuan në favor të zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, ndërsa partia kryesore e opozitës, Partia Republikane Popullore (CHP) dhe Partia Demokratike Popullore (HDP) mbajtën qëndrim kundër.

Turqia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për herë të parë vitin e kaluar pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik nga organizata terroriste FETÖ. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.