Turqia

"Referendumi në Irak i paligjshëm, për pasojat përgjegjëse Administrata kurde"

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, deklaroi sot në Ankara se vendi i tij asnjëherë nuk do të miratojë ndryshimin e statusit dhe formimin e subjekteve të reja shtetërore përgjatë kufijve të saj

A. Eda Ünlü Özen  | 24.09.2017 - Përdıtësım : 25.09.2017
"Referendumi në Irak i paligjshëm, për pasojat përgjegjëse Administrata kurde"

Ankara

ANKARA (AA) – Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, deklaroi sot në Ankara se vendi i tij asnjëherë nuk do të miratojë ndryshimin e statusit dhe formimin e subjekteve të reja shtetërore përgjatë kufijve të saj, dhe se referendumi i nesërm në Administratën Rajonale Kurde në veri të Irakut do të jetë i paligjshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

"Për të gjitha pasojat e mundshme të këtij referendumi përgjegjëse do të jetë vetëm Administrata Rajonale Kurde, e cila në mënyrë të njëanëshme ka marrë këtë vendim, pa u konsultuar me popullin dhe kundër të gjitha vendeve të botës përfshirë edhe Kombet e Bashkuara", tha Yıldırım në adresimin e tij kongresit të gjashtë të rregullt të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Duke theksuar se referendumi i kontestuar nuk do të zgjidhë asnjë problem ekzistues në Irak dhe rajon, kryeministri i Turqisë tha se përkundrazi, ai do të thellojë problemet, ndërkohë që pasojat do t'i paguajnë njerëzit që jetojnë atje.

Yıldırım u shpreh se përgjegjësit për një situatë të krijuar, fillimisht do të japin llogari para popullit të tyre dhe më pas edhe para bashkësisë ndërkombëtare e cila është shprehur kundër referendumit dhe destabilizimit të rajonit.

“Le ta dinë të gjithë se Turqia do të vazhdojë t’ua zgjasë dorën e miqësisë të gjithë popujve në veri të Irakut që vuajnë prej kohësh nga terrorizmi i DEASH-it dhe PKK-së. Pavarësisht nga rezultati përfundimtar dhe pasojat e këtij referendumi, nuk do të kërkojmë llogari nga kurdët, arabët apo turkmenët që jetojnë aty, por vetëm nga ata të cilët këmbëngulin në këtë veprim të gabuar”, Yıldırım.

Kryetari i Administratës Rajonale Kurde në veri të Irakut, Mesut Barzani pas një takimi të zhvilluar me partitë politike më 7 qershor deklaroi se më 25 shtator do të organizojnë referendum, përfshirë Kirkukun dhe rajonet tjera të diskutueshme.

Ndërkohë, Qeveria, Parlamenti dhe Gjykata Kushtetuese e Irakut ndaluan mbajtjen e referendumit, të cilin e kanë dënuar edhe Turqia fqinje dhe Irani si dhe e gjithë bashkësia ndërkombëtare, përveç Izraelit.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın