Turqia

"Shpresojmë që operacionin 'Dega e Ullirit' do ta finalizojmë në një kohë shumë të shkurtër"

Erdoğan: Shpresojmë që operacionin "Dega e Ullirit" do ta finalizojmë në një kohë shumë të shkurtër. Nuk mund ta përballoni Turqinë, popullin turk me mendimin se ‘prapa nesh qëndron Amerika, ajo na dërgon armë ne'"

Sarp Özer  | 21.01.2018 - Përdıtësım : 22.01.2018
"Shpresojmë që operacionin 'Dega e Ullirit' do ta finalizojmë në një kohë shumë të shkurtër" Foto: Kayhan Özer / AA

Bursa

BURSA (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është shprehur se shpresojnë që operacionin "Dega e Ullirit" do të finalizohet në një kohë shumë të shkurtër, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan ka mbajtur një fjalim në Kongresin e degës së grave të partisë së tij (AK Parti) në qytetin Bursa. Ai gjatë fjalimit ka theksuar se "Shpresojmë që operacionin "Dega e Ullirit" do ta finalizojmë në një kohë shumë të shkurtër. Nuk mund ta përballoni Turqinë, popullin turk me mendimin se ‘prapa nesh qëndron Amerika, ajo na dërgon armë ne'".

Pasi ka tërhequr vëmendjen se si po arratiset tani organizata terroriste PYD/PKK/YPG, Erdoğan ka theksuar se "Edhe më parë ju kam thënë se ata do të tremben dhe do të largohen duke u arratisur, ndërsa ne do të jemi ata që i ndjekim. Dje e njoftova fillimin e operacioneve ajrore, ndërsa sot kanë vazhduar operacionet tokësore". Presidenti i Turqisë tha më tej se operacioni "Dega e Ullirit" vazhdon dhe se nuk ka ndalim.

"Sot kam marrë disa lajme se Unioni i Bashkësive të Kurdistanit (KCK) dhe Partia Demokratike e Popujve (HDP) po zhvillojnë një kongres aktualisht në qytetin Diyarbakır ku askush nuk u është përgjigjur thirrjeve të tyre për të dalë në rrugë. Po ndiqen hap pas hapi, dhe HDP-ja, KCK-ja, PKK-ja duhet ta dinë se kudo që do të jenë të pranishme do të përballen me forcat e sigurisë. Kushdo që gabon dhe i bashkohet kësaj thirrjeje do të ketë një kosto të rëndë. Kjo është një luftë kombëtare dhe kushdo që del përballë kësaj duhet ta dijë se nuk do të ketë as edhe tolerimin më të vogël. Nuk mund të lejojmë që ju të shëtisni lirisht në këtë vend, ashtu sikurse kemi luftuar militantët në male edhe në shesh nuk ju lejojmë kurrë", u shpreh Erdoğan.

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) lidhur me operacionin e nisur dje kanë njoftuar se janë qëlluar 153 pozicione të PYD/PKK-së në 7 zona të përcaktuara në rajonin Afrin.

Gjithashtu në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë ishte theksuar se operacioni do të realizohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, në kuadër të vendimeve të veçanta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) në çështjen e luftës kundër terrorizmit dhe në kuadër të të drejtës për vetëmbrojtje, bazuar në nenin 51 në marrëveshjen e OKB-së duke respektuar integritetin territorial të Sirisë. Në deklaratë është theksuar se janë vendosur në objektiv vetëm pikat që u përkasin terroristëve dhe se do të tregohet çdo ndjeshmëri për mos dëmtimin e civilëve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın