Turqia

Simboli i rezistencës palestineze Xhunejdi viziton AA-në

Xhunejdi i cili ndodhet në Turqi me ftesë së Bashkisë Esenler të Stambollit ka vizituar AA-në dhe është pritur me lule

Zuhal Demirci  | 18.01.2018 - Përdıtësım : 19.01.2018
Simboli i rezistencës palestineze Xhunejdi viziton AA-në

Ankara

ANKARA (AA) - Palestinezi 16-vjeçar Fevzi el-Xhunejdi i cili u bë simbol i rezistencës së Kudsit me fotografinë e tij teksa tërhiqej me sy të mbyllur nga një numër i madh ushtarësh izraelitë në ngjarjet e fundit në Palestinë, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për të njohur Kudsin si "kryeqytet të Izraelit", ka vizituar zyrat e Anadolu Agency (AA).

Xhunejdi i cili ndodhet në Turqi me ftesë së Bashkisë Esenler të Stambollit ka vizituar AA-në dhe është pritur me lule. Fotografia e cila u bë simbol i rezistencës së Kudsit në botë pas publikimit të AA-së, me pjesëmarrjen e Xhunejdit, ajo u rifreskua me lule në vend të armëve.

Xhunejdi u prit nga kryetari i Bordit Drejtues dhe drejtori i Përgjithshëm i AA-së, Şenol Kazancı, si dhe nga drejtori i përgjithshëm i publikimeve të AA-së, Metin Mutanoğlu. Gjithashtu në këtë vizitë ishin të pranishëm edhe kryetari i bashkisë Esenler, Mehmet Tevfik Göksu, si dhe Muhammed el-Xhuneydi, babai i Xhunejdit.

Palestinezi 16 vjeçar Fevzi Xhunejdi edhe ditën e djeshme u prit në një takim nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri Binali Yıldırım.

Erdoğan duke treguar fotografinë e quajtur "Fëmija 16 vjeçar, simboli i rezistencës" e shkrepur nga Wisam Hashlamoun, e cila u zgjodh fotografia e vitit në kategorinë e lajmeve, në votimet e "Fotografive të Vitit" të AA-së tha se “Kjo fotografi mori vendin e parë. Mua më pyetën 'Cilën po e zgjedh'. Dhe unë e zgjodha këtë”.

Djaloshi palestinez 16 vjeçar u arrestua më 7 dhjetor të vitit të kaluar në qytetin El-Halil të Bregut Perëndimor nën pushtim, pasi u tërhoq zvarrë me "sy të lidhur" nga një numër i madh ushtarësh izraelitë, ndërsa pamjet gjatë arrestimit të tij shkaktuan reagime të mëdha në rrjetet sociale.

Në një seancë të mbajtur nga gjykata ushtarake Ofer në qytetin Ramallah nën pushtim Xhunejdi u liria me kusht për tu gjykuar i lirë. Gjykata ushtarake Ofer ka shtyrë seancën e Xhunejdit për më 19 shkurt. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın