Turqia

Stamboll, krerët e AA dhe TASS biseduan për avancimin e bashkëpunimit

Me ftesë të kryetarit të bordit drejtues dhe drejtorit të përgjithshëm të AA-së, Şenol Kazancı sot një delegacion i agjencisë ruse TASS vizituan zyrën e AA-së në Stamboll

Hatice Şenses Kurukız  | 20.02.2017 - Përdıtësım : 20.02.2017
Stamboll, krerët e AA dhe TASS biseduan për avancimin e bashkëpunimit ( Abdullah Coşkun/AA )

Stamboll

STAMBOLL (AA) – Krerët e agjencive të lajmeve Anadolu Agency (AA) dhe agjencisë ruse TASS biseduan sot në Stamboll për intensifikimin e bashkëpunimit.

Me ftesë të kryetarit të bordit drejtues dhe drejtorit të përgjithshëm të AA-së, Şenol Kazancı sot një delegacion i agjencisë ruse TASS me drejtorin e përgjithshëm Sergej Mikhajlov vizituan zyrën e AA-së në Stamboll.

Kazancı dhe Mikhajlov në takimin mes tyre shqyrtuan mënyrat e reja të bashkëpunimit dhe intensifikimit të marrëdhënieve mes dy agjencive. Në takimin morën pjesë edhe zyrtarë tjerë të lartë, në mesin e të cilëve edhe zëvendës drejtori i përgjithshëm i AA-së, Mustafa Ozkaya dhe ai i TASS, Mikhail Gusman. Koordinatori i akademisë së gazetarisë së AA-së, Unit Sonmez stafit udhëheqës të agjencisë ruse TASS i prezantoi punën e akademisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın