Turqia

TIKA vazhdon shpërndarjen e ndihmave ushqimore në Arakan

Sipas një deklarate me shkrim nga TIKA, mësohet se ky institucion në kuadër të etapës së dytë të ndihmave që nga 1 nëntori ka nisur të shpërndajë ndihmat për muslimanët e Arakanit

Uğur Çil, Zuhal Demirci  | 04.11.2017 - Përdıtësım : 04.11.2017
TIKA vazhdon shpërndarjen e ndihmave ushqimore në Arakan Burimi: TIKA

Ankara

ANKARA (AA) - Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka nisur shpërndarjen e pakove me ndihma të dërguara në rajon në kuadër të etapës së dytë të ndihmave që kryhen për muslimanët e Arakanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate me shkrim nga TIKA, mësohet se ky institucion në kuadër të etapës së dytë të ndihmave që nga 1 nëntori ka nisur të shpërndajë ndihmat për muslimanët e Arakanit.

Pakot me ndihma të përbëra nga produktet ushqimore kanë nisur të shpërndahen në rajonin Rathedaung në veri të Arakanit, nga zyra koordinuese e programit të TIKA-s në Mianmar.

Ndërkohë ndihmat janë përndarë edhe për personat në nevojë në fshatrat Nyaung Pyin Gyi, Ah Nauk Pyin, Kan Seik, Akar Taung dhe Sin Khone Taing në Rathedaung, ku transportimi i këtyre ndihmave është mundësuar nëpërmjet barkave.

U Kyaw Thein një nga banorët e fshatit Ah Nauk Pyin në Arakan në një deklaratë për zyrtarët e TIKA-s është shprehur se "Që pas 25 gushti nuk na lejojnë as të peshkojmë në lumin që ndodhet para shtëpisë sonë. Liria e udhëtimit na është kufizuar më shumë. Për këtë arsye ndihmat e Turqisë për ne janë të rëndësishme."

Më shumë se 607 mijë pasona janë strehuar në Bangladesh pasi braktisën fshatrat e tyre si pasojë e konflikteve të cilat nisën me 25 gusht në veri të Arakanit. Ndërsa u kufizua edhe qasja e produkteve themelore ushqimore për shumë fshatra muslimane në veri të rajonit Arakan.

TIKA gjatë periudhës 25 gusht-15 shtator në Mianmar iu dorëzoi autoriteteve 150 tonë produkte të ndihmave humanitare për muslimanët e Arakanit. Ndërkohë edhe rreth 10 tonë ndihma humanitare i ka dërguar me helikopter direkt për personat në nevojë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın