Turqia

Turqi, Këshilli i Lartë Ushtarak miraton disa vendime

Sipas vendimeve të Këshillit të Lartë Ushtarak, gjithsej 586 kolonelë dërgohen në pension, ku 470 nga Komanda e Forcave Tokësore, 71 nga Komanda e Forcave Detare dhe 45 nga Komanda e Forcave Ajrore

Sarp Özer  | 23.08.2016 - Përdıtësım : 24.08.2016
Turqi, Këshilli i Lartë Ushtarak miraton disa vendime

Ankara

ANKARA (AA) – Bëhen të ditura vendimet e Këshillit të Lartë Ushtarak të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas vendimeve të Këshillit të Lartë Ushtarak, gjithsej 586 kolonelë dërgohen në pension, edhe atë 470 nga Komanda e Forcave Tokësore, 71 nga Komanda e Forcave Detare dhe 45 nga Komanda e Forcave Ajrore.

Kohëzgjatja e shërbimeve të oficerëve u zvogëlua në 28 vite. Sipas vendimeve të Këshillit, me qëllim të reduktimit gradual të akumulimit të oficerëve të gradës së lartë, duke filluar nga data 30 gusht 2016 zvogëlohet në 28 vite kohëzgjatja e shërbimit që parashihet për oficerët. Ndërkaq, kohëzgjatja e shërbimeve në fjalë më herët ishte 31 vite.

Sipas vendimeve në fjalë, duke filluar nga data 30 gusht 2016, rritet për dy vite kohëzgjatja e shërbimeve për 434 kolonelë, edhe atë 372 nga Komanda e Forcave Tokësore, 27 nga Komanda e Forcave Detare dhe 35 nga Komanda e Forcave Ajrore.

Në mbledhjen e Këshillit po ashtu u diskutuan edhe tema të tjera që kanë të bëjnë me Forcat e Armatosura Turke.

Ndërkaq, sipas deklaratës nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare dhe nga Qendra Mediatike e Presidencës së Shtetit, bëhet e ditur se vendimet e Këshillit të Lartë Ushtarak janë miratuar nga Presidenti Recep Tayyip Erdoğan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.