Turqia

Tërmeti në Egje, Yıldırım: Ndajmë dhimbjen me popullin grek

Hande İlbeyi Canca  | 22.07.2017 - Përdıtësım : 23.07.2017
Tërmeti në Egje, Yıldırım: Ndajmë dhimbjen me popullin grek

Ankara

ANKARA (AA) - Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım lidhur me tërmetin prej 6.5 ballësh në Detin Egje tha se si pasojë e dridhjes së tokës në qarkun Bodrum të Muglas janë shembur tre ndërtesa të braktisura, raporton Anadolu Agency (AA).

"Situata pas tërmetit është kështu. Në qarkun Bodrum të Muglas janë shembur tre ndëtesa të braktisura. Në 32 ndërtesa ka dëmtime të mëdha dhe përveç kësaj nuk ka ndonjë dëm tjetër, tha Yıldırım.

Lidhur me tërmetin në Egje, kryeministri Yıldırım tha se ndajnë dhimbjen me Greqinë dhe popullin grek.

"I them Greqisë dhe popullit grek qoftë e kaluar. Dhimbjet me fqinjët janë të përbashkëta. Po ashtu edhe gëzimet. Prandaj, ndarja e dhimbjes me fqinjët tanë, është nevojë e fqinjësisë. Qoftë e kaluar për popullin grek. Me këtë rast përgëzoj edhe menaxhuesit e shtetit. Zoti të mos e sprovojë atdheun tonë me fatkeqësi të tilla kaq të mëdha", tha Yıldırım.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın