Turqia

Yıldırım: Dimension i ri në marrëdhëniet Turqi-Singapor

Kryeministri Yıldırım dhe kryeministri i Singaporit, Lee Hsien Loong, pas takimit mes tyre dhe mes delegacioneve në rezidencën Istana kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp

Sinan Uslu  | 21.08.2017 - Përdıtësım : 21.08.2017
Yıldırım: Dimension i ri në marrëdhëniet Turqi-Singapor Fotoreporter: Murat Kaynak / AA

Singapor

SINGAPOR (AA) - Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, ka shprehur falënderimet për vendimin që Turqia të marrë pjesë në grupin sektoral të dialogut në Asociacionin e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN). Ai ka theksuar se "Singapori ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë vendim. Vitin e ardhshëm Singapori do të marrë presidencën e radhës së ASEAN. Dëshirojmë që gjatë kësaj periudhe të zhvillojmë edhe më tej marrëdhëniet tona me ASEAN", raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Yıldırım dhe kryeministri i Singaporit, Lee Hsien Loong, pas takimit mes tyre dhe mes delegacioneve në rezidencën Istana kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp.

Duke vënë në dukje se i kushtojnë rëndësi përparimit në miqësi dhe besim të marrëdhënieve të ndërsjella me Singaporin, Yıldırım, ka rikujtuar se është përfituar një dimension i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve me partneritetin strategjik të vendosur në vitin 2014 dhe me marrëveshjen e tregtisë së lirë të nënshkruar gjatë vizitës së kryeministrit Lee në Turqi.

Ndër të tjera kryeministri Yıldırım ka theksuar se në takimin me presidentin Tony Tan dhe kryeministrin Lee, kanë diskutuar gjerësisht për marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale dhe botërore si dhe kanë vlerësuar mundësitë e bashkëpunimit në vitet e ardhshme.

Duke u shprehur se Singapori me rolin e rëndësishëm që ka luajtur në rajon, kryesisht në vendet anëtare të ASEAN, ka ofruar kontribute të rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në Azinë juglindore, Yıldırım, ka vazhduar më tej: "Në të vërtetë Turqia dhe Singapori janë dy vende në pozicionin që plotësojnë njëri-tjetrin, ku Turqia i adresohet drejtpërdrejtë gjeografisë së Lindjes së Mesme dhe Evropës Lindore, ndërsa Singapori vendeve të Lindjes së Largët dhe përreth saj. Mendoj se kemi mundësinë për të vlerësuar edhe më mirë avantazhet e pozicioneve gjeografike ku ndodhemi."

Gjithashtu Yıldırım ka theksuar se dy vendet kanë potencialin për të zhvilluar edhe më tej bashkëpunimin mes dy vendeve. "Në thelb ndodhet mundësia për rritjen e bashkëpunimit në fushat si ajo e aviacionit, zhvillimin e mëtejshëm të investimeve të ndërsjella, si dhe krahas këtyre kryerjen e punimeve gjithëpërfshirëse në turizëm, sigurinë kibernetike, dhe në sektorin e informacionit dhe komunikimit. Jemi të gatshëm që të ndajmë me Singaporin çdo përvojë tonën edhe në luftën kundër terrorizmit, ku ne si vend kemi paguar një çmim të madh nga terrorizmi", tha Yıldırım.

Më tej kryeministri Yıldırım ka shprehur falënderimet për Singaporin që ka dhënë një mbështetje të hapur për Turqinë, i cili me këtë qëllim dërgoi edhe ministrin e Jashtëm në Turqi pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik nga organizata terroriste FETO.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın