Turqia

Zyrtarët e Turqisë dhe BE-së nesër takohen në Bruksel

Zyrtarët turq dhe të BE-së do të mbajnë një takim të martën në Bruksel për të diskutuar rreth procesit afatgjat të Ankarasë për t'u bashkuar me bllokun, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Turqisë

Nilay Kar  | 24.07.2017 - Përdıtësım : 24.07.2017
Zyrtarët e Turqisë dhe BE-së nesër takohen në Bruksel

Ankara

ANKARA (AA) - Zyrtarët turq dhe të Bashkimit Evropian (BE) do të mbajnë një takim të martën në Bruksel për të diskutuar rreth procesit afatgjat të Ankarasë për t'u bashkuar me bllokun, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu dhe Ministri për Çështje të BE-së Omer Çelik do të përfaqësojnë palën turke në bisedimet e tyre me shefen e Politikës së Jashtme të BE-së Federica Mogherini dhe komisionerin Johannes Hahn.

Sipas deklaratës së ministrisë, në tryezën e bisedimeve do të jetë çështja e negociatave për anëtarësim, ekonomia, tregtia, kundër-terrorizmi, migrimi dhe liberalizimi i vizave.

"Turqia, si një vend kandidat dhe një partner strategjik, do t'ia përcjellë BE-së pritjet e saj mbi këto çështje", thuhet më tej në deklaratë.

Bisedimet vijnë pasi presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan mbajti takime "të frytshme" me udhëheqësit e BE-së, përfshirë presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker dhe Presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk në Bruksel gjatë Samitit të liderëve të NATO-s në muajin maj.

"BE-ja dhe Turqia duhet dhe do të vazhdojnë të bashkëpunojnë", tha zëdhënësi kryesor i Komisionit Evropian Margaritis Schinas më 29 maj gjatë në një konference për media pas takimit të NATO-s.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın