jeta

Edhe papagalli do të shkojë në umre së bashku me pronarin

Pasha, një papagall gri afrikan, do të ketë rastin të shkojë në Mekë për të kryer umren së bashku me pronarin e tij

02.11.2017 - Përdıtësım : 03.11.2017
Edhe papagalli do të shkojë në umre së bashku me pronarin Fotoreporter: Hamza Tav / AA

Ankara

NIĞDE (AA) - Fatih Hafız Mehmet

Pasha, një papagall gri afrikan, është gati të kryejë umren gjatë udhëtimit të tij të parë në Mekë, teksa qëndron i vendosur mbi supin e pronarit të tij nga Turqia qendrore.

Kuddusi Issi, i cili shet pemë të thata në dyqanin e tij në Niğde të Turqisë, tha për Anadolu Agency (AA) se ai dhe papagalli i tij i pandashëm kanë caktuar planet e tyre.

Pavarësisht se si mund të tingëllojë kjo ide, Issi e konsideron të natyrshme që ai të kryejë umren këtë nëntor me shpendin e tij më të preferuar.

"Pasha nuk mund të qëndrojë i ndarë nga unë", thotë Issi.

Ai tregon se të gjitha dokumentet e nevojshme zyrtare për ta marrë Pashën në vendin më të shenjtë të Islamit, Mekë, janë kompletuar.

Duke folur për përkushtimin e papagallit ndaj tij, Issi tha se Pasha madje as nuk ha nëse ai nuk është i pranishëm për ta ushqyer.

"Ai ha vetëm atë që i jap unë...Edhe pse qëndron në një dyqan me pemë të thata, ai nuk ha vetë", thotë pronari i dyqanit për papagallin e tij gri me bisht të gjatë dhe të kuq.

"Nëse largohem nga dyqani, ai nuk ndihet i lumtur, nuk ha asgjë dhe as nuk këndon, por nëse më sheh mua, ai bën gjithçka", rrëfen Issi.

"Këto lloje të papagajve janë të varur nga pronarët e tyre dhe bien në dashuri me ta", thotë Issi.

Duke folur në lidhje me talentet e papagallit të tij të pandashëm, ai tha se Pasha është ekspert në imitimin e zërave të ndryshëm dhe madje mund të flasë qindra fjalë.

"Tani mund të flasë 400 fjalë, e madje të imitojë zërat e telefonit, automjeteve, të qarave, të maceve, qenve, zogjve dhe të deleve", tha Issi.

Issi tregon se Pasha në kohën e lirë pëlqen të relaksohet dhe të shikojë televizor si shumica e njerëzve dhe në veçanti kënaqet me lajmet.

Pasha ka qenë vetëm 70 ditë i vjetër kur Issi e ka blerë atë. Ai ka mbushur tre vjet së fundmi, moshë e cila është ende mjaft e re për specien e tij, e cila është e njohur për jetëgjatësi deri në më shumë se gjysmë shekulli ndonjëherë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın