jeta

Foshnja Kerim u bë simbol i rrethimit të Gutës Lindore

Përdoruesit e e rrjetit social Twitter nga Guta Lindore dje filluan të postojnë mesazhe në gjuhën angleze në shenjë solidarizimi për Kerimin, duke e mbyllur syrin e majtë

Selen Temizer, Mohamad Misto  | 19.12.2017 - Përdıtësım : 20.12.2017
Foshnja Kerim u bë simbol i rrethimit të Gutës Lindore Foto: Amer Alshami / AA

Guta Lindore/Ankara

GUTA LINDORE/ANKARA (AA) – Foshnja Kerim, që humbi nënën e tij dhe njërin sy si pasojë e sulmit të kryer në Gutën Lindore që gjendet nën rrethimin e regjimit Bashar al Asadit, u bë simbol i mesazheve të publikuara në rrjete sociale për t’i dhënë fund rrethimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Përdoruesit e e rrjetit social Twitter nga Guta Lindore dje filluan të postojnë mesazhe në gjuhën angleze në shenjë solidarizimi për Kerimin, duke e mbyllur syrin e majtë.

Anëtarët e mbrojtjes civile (Helmetat e Bardha), aktivistët dhe edhe dy motrat e vogla Nur dhe Ela të cilat nga syri i fëmijëve tregojnë fatkeqësitë e përjetuara në Gutën Lindore, postuan mesazhe të tilla nga rrjeti social Twitter.

Fosnhnja Kerim u bë simbol i rrethimit të Gutës Lindore
Foshnja Kerim, që humbi nënën e tij dhe njërin sy si pasojë e sulmit të kryer në Gutën Lindore që gjendet nën rrethimin e regjimit Bashar al Asadit, u bë simbol i mesazheve të publikuara në rrjete sociale për t’i dhënë fund rrethimit. Gjithashtu edhe fëmijët dhe të rriturit nëpër rrugë reaguan duke e mbyllur syrin e tyre të majtë. ( Amer Alshami - Anadolu Agency )
19.12.2017 Amer Alshami
1 / 23

Gjithashtu edhe fëmijët dhe të rriturit nëpër rrugë reaguan duke e mbyllur syrin e tyre të majtë.

- Mbështetje nga përdoruesit turq të rrjeteve sociale

Mesazhet e postuara nga rajoni me etiketimet Guta Lindore (EasternGhouta) dhe solidariimi me Kerimin (SolidarityWithKarim), u mbështetën edhe nga mesazhet e postuara nga Turqia.

Edhe përdoruesit turq postuan mesazhe në gjuhën turke, angleze dhe arabe, duke shkruar “Foshnja Kerim po të shoh. Të përfundojë rrethimi në Gutën Lindore”.

Mbështetja për foshnjën Kerim vazhdon të rritet me postimin e qindra mesazhe dhe videon e përgatitur nga AA ku tregohet drama e familjes së Kerimit.

- Ushqimi i vetëm, buka

Babai i Kerimit Ebu Muhammed në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka thënë se nuk arrin të gjejë punë të rregullt për të siguruar mbijetesën e familjes. Ai ka vënë në dukje se mbijetesa në kushte të rrethimit është shumë e vështirë.

Ai tregon se nga fqiu kanë marrë 2 kilogram elb dhe kanë bërë bukë duke e bluar atë. Muhammed thotë se ushqimi i vetëm i fëmijëve të tij të cilët ishin të uritur për 24 orë, është buka.

Kerimi i vogël, një muaj më parë mbeti jetim pasi që e humbi nënën gjatë një sulmi artilerik në një treg të qytezës Hammurije të Gutës Lindore. Ai ishte vetëm një muajsh kur iu nënshtrua këtij sulmi, ku humbi syrin e majtë dhe pësoi thyerje të rënda në kafkë. Ai gjatë muajit të fundit lufton për të mbijetuar.

Përkujdesjen ndaj Kerimit e kanë marrë përsipër vëllai dhe motrat, të cilët po ashtu janë të moshës fëmijërore.

Në Gutën Lindore, në kryeqytetin e Sirisë, Damask, rreth 400 mijë civilë mbahen prej 5 vitesh të rrethuar nga regjimi dhe forcat ushtarake mbështetëse të tij. Në rajon është ndaluar edhe hyrja e ushqimeve elementare dhe ilaçeve, që deri në muajin prill të vitit 2017 mund të hynin në mënyrë ilegale.

Por, që nga periudha në fjalë, për shkak të shtrëngimit të rrethimit nga regjimi dhe grupeve të huaja terroriste mbështetës të regjimit, u bë e pamundur futja e ilaçeve dhe ushqimeve në rajon. Kjo gjendje e vështirëson edhe më tej jetën e përditshme të popullatës së këtij rajoni.

Guta Lindore në përputhje me marrëveshjen e arritur mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit në Astana, ishte shpallur pjesë e zonës së deeskalimit. Megjithëse, armëpushimi është shpallur më 22 korrik, pjesëtarët e regjimit të Asadit e shkelin shpesh atë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın