jeta

"Kemi fjetur në mesin e personave të vdekur"

Mirza Basiç tregon se për 28 ditë ka bërë përpjekje për mbijetesë në pyll, teksa përpiqej të mbërrinte në qytetin Tuzla, me personat që largoheshin nga gjenocidi në Srebrenicë, për në "zonën e sigurtë"

Vesna Besiç, Sanela Crnovrsanin  | 09.07.2017 - Përdıtësım : 10.07.2017
"Kemi fjetur në mesin e personave të vdekur" Fotoreporter: Mustafa Öztürk/AA

Zivinice

ZIVINICE (AA) - VESNA BESIÇ - SANELA CRNOVRSANİN

Mirza Basiç, i cili gjatë luftës në Bosnjë ishte vetëm 15 vjeç, shprehet se për 28 ditë ka bërë përpjekje për mbijetesë në pyll, teksa përpiqej të mbërrinte në qytetin Tuzla, me personat që largoheshin nga gjenocidi në Srebrenicë, për në "zonën e sigurtë".

Basiç për gazetarin e Anadolu Agency (AA) ka treguar momente që ka përjetuar gjatë viteve të luftës, 1992 dhe 1995. Duke vënë në dukje se morën udhën me babain Adem dhe vëllanë e madh 22 vjeçar, Midhat, për tu larguar nga gjenocidi në Srebrenicë, Basiç tha se gjatë udhëtimit është ndarë fillimisht nga babai dhe më pas nga vëllai. Më tej ai ka theksuar se më 7 gusht pasi ecën për 28 ditë arritën të mbërrinin në rajonin Kladanj, ku gjatë kësaj periudhe kanë fjetur në mesin e trupave të vdekur. Ai tregon se ka shumë dhimbje kur kujton ditën në të cilat në vend të lapsit mbante në duar pushkën.

Pasi ka bërë të ditur se fillimisht bashkë me nënën dhe motrën nisën udhën për të mbërritur tek baza e OKB-së në Potoçari, Basiç ka rikujtuar se ai u nda nga nëna e tij pasi njerëzit në rrugë i thanë se kishte moshën e madhe për të shkuar në bazë dhe se u bashkua me babain dhe vëllain e tij në rajonin Susnjari.

"Ecnim dy metra dhe ndalonim. Ecëm përgjatë gjithë natës për të mbërritur nga fshati Susnjari në fshatin Jaglici. Rruga ishte aq e ngushtë saqë mund të përparonim duke ecur në rresht për një. Kishin vendosur mina në të katër anët e rrugës, gjë e cila pengonte që grupi prej mijëra personash të përparonte me shpejtësi", është shprehur Basiç.

Ndër të tjera duke rikujtuar se ushtarët serbë qëllonin me predha mortajash teksa kalonin nga ara e minuar, ai ka shtuar se "Teksa largoheshim vërejta se pranë një vendi afër nesh ra në një predhë. Në një moment të tillë nuk ke shumë kohë për tu menduar. Sepse në njërën anë ecën dhe fshihesh dhe më pas sërish fillon të vraposh. Ata vazhdonin të qëllonin teksa të gjithë këto ndodhnin."

"Grupi ra në mendime të ndara se nga cila anë do të përparonim. Disa dëshironin të iknin nga një drejtim, ndërsa të tjerët besonin se nëse përparonin në atë drejtim do të dilnin në rajonin Kravice ku ndodheshin ushtarët e armikut. Kjo për arsyen sepse kishte urithë që synonin të dezinformonin dhe t'i dërgonin njerëzit pranë armiqve. Këto herë pas here masakronin njerëzit brenda grupit ose ishin shkaktarë për vdekjen e tyre", ka treguar Basiç duke theksuar se nga vendi ku fshiheshin natën vërenin shkëlqimin e plumbave në ajër.

Pasi ka shpjeguar se babai herë pas here i paralajmëronte që të mos humbnisin njëri-tjetrin, ai ka shtuar më tej se "Në atë moment serbët kaluan në sulm. Unë dhe vëllai im u trembëm dhe u fshehëm në shkurre. U ndamë nga babai. Vëllai më tha të heshtja dhe të mos lëvizja. Të gjithë natën e kaluam në shkurre. Ajo natë mu duk si e pafundme.'

Çetnikët nga boshnjakët që kishin kapur kërkonin të identifikoheshin, tregon Basiç, duke theksuar më tej se "Dëgjonim se duke mos i besuar boshnjakëve i kontrollonin nëse ishin bërë apo jo synet dhe më pas i qëllonin."

"Do të preferoja të mos jetoja"

"Serbët vranë të plagosurit duke hapur zjarr sërish. Vëllai im kishte gjetur diku një bombë. Dëshiroja që ta shpërthente dhe të na vriste të dyve. Isha i lodhur duke pritur që të vinin dhe të na bënin të njëjtën gjë. Nuk mund të lëviznim nga vendi ngaqë kishim frikë se na kapte dikush. Dita po agonte. Në ato momente preferoja të mos isha në jetë. Në mëngjes dolëm nga vendi ku qëndruam të fshehur dhe vendosëm të ktheheshim nga atje ku ishim nisur. U ngrita dhe nisa të vrapoja, dhe për asnjë moment nuk kam parë nga prapa. Pas një kohe vërejta se isha i vetëm. Nuk e di vëllai im nuk më arriti mua apo unë hyra në drejtim të gabuar. Ky ka qenë momenti kur kam parë për herë të fundit vëllain tim të madh", ka treguar Basic.

Ndër të tjera duke vazhduar më tej se rrugës rastisi me një çift të vrarë, Basiç ka përshkruar se "Mora pushkën që kishte burri në dorë. Nuk dija ta përdorja pushkën, por mendove se do të isha më i sigurtë po të kisha armë."

Ndër të tjera ai ka shpjeguar se disa persona pasi bërtitën "ndal!" me çifte në duar i prenë rrugën teksa ecte i vetëm në pyll, por "pasi kuptova që ishin boshnjakë vazhduam rrugën dhe formuan një grup të ri prej 40 personash."

"Kemi fjetur në mesin e të vdekurve"

"Pas një kohe u takuam me Muhizin Omeroviç i cili qëndronte në pyll për më shumë se 60 ditë. Omeroviç u ngjit në një kodër dhe pasi parashikoi vendin se ku ndodheshim ai përcaktoi drejtimin se ku duhej të avanconim për të mbërritur në zonën e sigurtë. Omeroviç më tha 'Eja me mua. Si do që të jetë fundi im edhe i yti do të jetë. Fjalët e tij u bënë një burim shprese për mua", ka treguar Basic.

Gjatë përparimit në pyll u përballën me një të ri 17 vjeçar që kishte humbur këmbën duke shkelur mbi minë dhe se kjo ishte një prej pamjeve më të tmerrshme që ishte përballur në këtë luftë, ka vënë në dukje Basiç. "E lamë aty të shtrirë që të priste ndihmë. Më pas kur kaluam pas disa ditësh vërejtëm se ishte vetëvrarë me një bombë që kishte gjetur. I kujtoj ditët kur flinim në mesin e të vrarëve", shprehet ai.

Pasi ka theksuar se nga një grup mësoi se babai i tij me vëllanë po e kërkonim Basiç tha se "Më dërguan në fshatin ku ndodhej babai im. Me babain takohesha në fshat pas 21 ditësh. Ai ishte nga të parët që kishte mbërritur në zonën e sigurtë. Për shkak se ngurronte ti shprehte mamasë se kishte humbur fëmijët ai ishte kthyer mbrapsht dhe po na kërkonte. Pas disa ditësh qëndrimi në atë fshat u nisëm sërish rrugës për të mbërritur në Baljkovici. Në ato momente mendova se çfarë bënin bashkëmoshatarët e mi në të katër anët e botës. A vallë kishin dijeni për situatën tonë? A kishin dijeni për ato që po përjetoja unë? A kishin dijeni për një fëmijë i cili përpiqej të largohej nga vrasësit në një situatë të ngjashme me filmat horror?

Duke theksuar se nuk kanë asnjë informacion nga vëllai Midhat ku edhe trupin nuk e kanë gjetur, Basiç ka shtuar se këto momente të frikshme nuk ia ka shpjeguar asnjë njeriu deri më sot.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.