jeta

Kolumbi, në dy vitet e fundit 45 viktima nga operacionet estetike

Në dy vitet e fundit në Kolumbi, 45 persona kanë humbur jetën pas ndërhyrjeve kirurgjike estetike

Lokman İlhan  | 08.03.2017 - Përdıtësım : 08.03.2017
Kolumbi, në dy vitet e fundit 45 viktima nga operacionet estetike

Bogota

BOGOTA (AA) - Në dy vitet e fundit në Kolumbi, 45 persona kanë humbur jetën pas ndërhyrjeve kirurgjike estetike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një artikulli në gazetën El Espectador, Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Shkencave të Kolumbisë (INMLCF) ka deklaruar se që nga viti 2015 deri në fund të vitit 2016, 43 kolumbianë kanë humbur jetën pas operacioneve estetike.

Instituti ka tërhequr vëmendjen se në vitin 2015 jetën e kanë humbur 13 persona, prej të cilëve 11 gra, ndërsa kjo shifër është rritur në 30 në vitin 2016, prej të cilëve 24 gra.

Sipas gazetës, të dhënat e INMLCF-së flasin se pjesa më e madhe e viktimave kanë qenë gra. Instituti po ashtu ka potencuar se përqindja më e madhe e personave që kanë humbur jetën janë të moshës 40-49 vjeçare.

INMLCF bën të ditur se vendi me numrin më të madh të viktimave nga operacionet estetike është rajoni Valle del Cauca me 14 viktima, ndërsa nga i njëjti rajon këtë vit ka humbur jetën një person si rezultat i ndërhyrjes estetike.

Instituti ka njoftuar se në dy vitet e fundit 45 persona kanë humbur jetën pas operacioneve estetike në Kolumbi, përfshirë një person në Bogota në vitin 2017.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın