jeta

Martesa 70 vjeçare e çiftit të moshuar frymëzim për të rinjtë

95 vjeçari Imara Fakiri tha se domethënia e emrit të tij është “ndërtues”. “Familja më ka vendosur këtë emër në mënyrë që të ndërtoj vet shtëpinë time. Mendoj se i kam dalë hakut emrit tim.”

14.02.2018 - Përdıtësım : 15.02.2018
Martesa 70 vjeçare e çiftit të moshuar frymëzim për të rinjtë Foto: Yassine Gaidi / AA

Tunis

TUNIS (AA) - YASSİNE GAİDİ

Martesa e lumtur 70 vjeçare mes Imara Fakiri (95) dhe Hazra Buzazi (86) në Tunizi e cila ka kohë që ka kaluar gjysmë shekulli, paraqet burim frymëzimi për të rinjtë, shkruan Anadolu Agency (AA).

Çifti i cili jeton në veri të vendit, në një fshat në rajonin Gar ed-Dima, në kufi me Xhezajirin, kanë 13 fëmijë dhe 67 nipër e mbesa.

Ata pohuan se gjatë viteve të kaluara jo që u është pakësuar dashuria e respekti por u është shtuar dhe më shumë dhe theksuan se kanë jetuar një jetë të thjeshtë por të lumtur në këtë kohë, kur si shumë gjëra të tjera, harxhohet shpejtë edhe dashuria.

- “E ha vetëm bukën e përgatitur nga bashkëshortja ime”

95 vjeçari Imara Fakiri tha se domethënia e emrit të tij është “ndërtues”. “Familja më ka vendosur këtë emër në mënyrë që të ndërtoj vet shtëpinë time. Mendoj se i kam dalë hakut emrit tim. E kam krijuar familjen time, me vite jam marrë me tokë".

Burri i moshuar, për sekretin e martesës së gjatë dhe dashurisë së pafund, tha: “Që nga dita kur jemi martuar, nuk kam ngrënë bukë tjetër pos bukës së gatuar në shtëpi nga duart e gruas sime”.

Nga ana tjetër, 86 vjeçarja Hazra Buzazi, emri i së cilës do të thotë “e begatshme, e mirë”, tha se emri i ka sjellë fat. “Nuk e kemi lënë bisedën me bashkëshortin tim. Gjithmonë gjejmë tema për të biseduar. E dëgjojmë njëri-tjetrin dhe flasim me njëri-tjetrin”, shprehet ajo.

Gruaja e moshuar më tej shpjegoi se sipas traditave tuniziane, rëndësi të jashtëzakonshme pas ushqimit zë pirja e çajit. “Çajin tim lejoj ta mbush vetëm Imara. Edhe kur vijnë fëmijët, gjendja nuk ndryshon. Nuk dua të pi çajin nga dikush tjetër".

- “Qëndrojnë bashkë pranë pemës të cilën e kanë mbjellë vet ata”

Çifti i moshuar në ditën e martesës ka mbjellë një pemë dhe vazhdojnë t’i dhurojnë lule njëri tjetrit sikurse ditën e parë. Ata pohuan se kënaqen shumë duke qëndruar poshtë kësaj peme pa dallim a është verë apo dimër.

Ata më tej theksuan se i bëjnë të gjitha punët bashkë duke filluar nga fusha, ara, bahqeja dhe punët e shtëpisë si dhe shtuan se edhe pulat i ushqejnë bashkë.

Imara Fakiri dhe Hazra Buzazi, thonë se edhe përkundër dinamikës së kohës, kanë një jetë të thjeshtë dhe të lumtur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın