jeta

Punëtorët në Egjipt nxjerrin bukën e tyre nga guri

Në qytetin Fejum të Egjiptit, në një punëtori primitive të tullave, punojnë në kushte të vështira dhe pothuajse nxjerrin bukën e tyre nga guri

Safiye Karabacak  | 03.04.2017 - Përdıtësım : 04.04.2017
Punëtorët në Egjipt nxjerrin bukën e tyre nga guri ( Ahmed Al Sayed/AA )

Fajum

FAJUM (AA) - Safiye Karabacak

Në qytetin Fejum të Egjiptit, në një punëtori primitive të tullave, nën nxehtin e diellit përvëlues, egjiptianët po punojnë në kushte të vështira dhe pothuajse nxjerrin bukën e tyre nga guri, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një fshat në qendër të qytetit Fejum, në punëtorinë e vendosur në një sipërfaqe prej një mijë metër katrorë punojnë 50 punëtorë të moshës 15-50 vjeçare. Për çdo një mijë tullë që ata mbajnë ose prodhojnë punëtorët përfitojnë rreth gjysmë dollari, kurse pagat ditore të punëtorëve nuk kalojnë 5 dollarë.

Duart e rinj, të cilët në vend se të mbajnë lapsa po nxihen nga dielli, me një shkathtësi të lartë po i ngarkojnë miliona kallëpe të tullave në kurrizin e kuajve dhe të gomarëve për t’i dërguar në furra për pjekje dhe tharje të tyre.

Ahmed Hüseyin, i cili po e menaxhon punëtorinë e tullave në këtë qytet që nga viti 2002, ka folur për gazetarin e AA-së lidhur me kushtet primitive të procesit të prodhimit të këtyre tullave.

Hüseyin tha se ekzistojnë 5 faza në bërjen e tullave, ku e para është përzierja e rërës me dheun në ndihmën e makinerive të posaçme

Kërkesa për rritjen e pagave

Duke bërë të ditur se procesi tjetër është kalimi i kësaj përzierjeje nga mulli për t’i bluar sa më mirë dhe pastaj dhënia e formës së tullave, Hüseyin tha se faza e katërt është që këto tulla të mbahen me mjete primitive, të renditen me hapësira duke i lënë për tu tharë, dhe mbulimi i tyre me kashtë për parandalimin e çarjeve.

Hüseyin, i cili bëri të ditur se ky proces dimrit zgjat 40 ditë, kurse verës 20 ditë, tha se këto tulla së fundi piqen në furra dhe bëhen të gatshme për t’u shitur.

Ai tha se shitjet e tyre janë ndikuar negativisht pas revolucionit të 25 janarit të vitit 2011.

Hüseyin po ashtu u shpreh se punëtorët, të cilët nuk mund të fitojnë më shumë se 5 dollarë në ditë, po ankohen se nuk po mund të kujdesen për jetën e tyre me pagat që marrin dhe se kërkojnë rritjen e pagave të tyre.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.