jeta

Sudanezi Ali, i përvuajtur nga luftërat kërkon të kthehet në vendlindje

Sudanezi Mirsal Ali, i cili ka ngelur i ngujuar në bllokadën e regjimit të Bashar Al Asadit në Damask, shpreson të kthehet në vendin e tij të cilin e kishte braktisur para shumë vitesh për shkak të luftës civile

16.10.2017 - Përdıtësım : 17.10.2017
Sudanezi Ali, i përvuajtur nga luftërat kërkon të kthehet në vendlindje Fotoreporter: Amer Almohibany / AA

Guta lindore/Ankara

GUTA LINDORE/ANKARA (AA) - MUHAMMED MISTO

Sudanezi Mirsal Ali, i cili ka ngelur i ngujuar në bllokadën e regjimit të Bashar Al Asadit në kryeqytetin e Sirisë, Damask, shpreson të kthehet në vendin e tij të cilin e kishte braktisur para shumë vitesh për shkak të luftës civile.

Sudanezi Ali kur ishte 25-vjeçar kishte migruar në Irak për të ikur nga lufta civile në vendin e tij.

Ali, i cili mes viteve 1988 dhe 1995 ka jetuar në Irak, me fillimin e Luftës së Gjirit në vitin 1991 filloi të përjetojë vështirësi jetësore nga ndikimet e luftës.

Pas kësaj, ai u strehua në rajonin e Gutës Lindore që gjendet në lindje të Damaskut në Siri. Ali u martua me një grua nga Guta Lindore në vitin 2005, me të cilën ka gjashtë fëmijë.

Shtëpia e Aliut ishte shkatërruar nga sulmet e regjimit të Asadit gjatë luftës civile që filloi në mars të vitit 2011. Ai tani jeton në një shtëpi njëdhomëshe në qarkun Duma të Gutës Lindore. Shtëpia e Aliut gjendet në një rrugë e cila është pothuajse e shkatërruar nga sulmet ajrore.

Për Anadolu Agency (AA), Ali theksoi se kanë ngelur të ngujuar në bllokadën në Gutën Lindore dhe se dëshiron të kthehet në vendin e tij.

"Sudani ka ambasadat e saj. Sipas meje, duhet të mbrojë qytetarët e saj. Duhet të pyes se ku janë ata, t'u ndihmojë atyre. Kemi ngelur të ngujuar në bllokadën në Gutën Lindore të Sirisë. Këtu jeta është shumë e vështirë, ka uri. Dëshirojnë (nga qeveria e Sudanit) të na shpëtojë prej këtu", u shpreh 54-vjeçari Ali.

Më tej, duke treguar se në Gutën Lindore merret me bujqësi dhe blegtori, Ali tha: "Çmimin që e marr është shumë i ulët. Jeta këtu është shumë e shtrenjtë. Jam duke përjetuar vështirësi për t'i sigurar jetesë familjes time".

Paga e tij nuk mjafton as për bukë

"Fëmijët duan ushqim, veshje dhe fletore. Nuk mund t'ua plotësoj. Paga ime nuk mjafton për të blerë as një qese me bukë. Për çdo orë që punoj jam duke marrë 200 lira siriane. Ndërsa çmimi i bukës është 1.200 lira siriane. Sheqeri është shumë i shtrenjtë. Një kilgoram sheqer është 5.000 lira siriane. Me të vërtetë është shumë vështirë të siguroj jetesën", tha ai për AA.

Ndërkaq, djali i tij 11-vjeçar Ali, duke treguar se për shkak të sulmeve nuk ka mundur të shkojë në shkollë dhe se këtë vit do të vazhdojë nga klasa e tretë në vend të klasës së pestë, tha: "Me pesë vllezërit dhe motrat jetojmë në një dhomë. Lus Zotin që të përfundojë lufta dhe të këthehemi në Sudan".

Në rajonin e Gutës Lindore në lindje të Damaskut, rreth 400 mijë civilë më shumë se pesë vjet mbahen të bllokuar nga regjimi i Asadit.

Me sulmet e regjimit, shumë shkolla, qendra shëndetësore dhe depo të ilaçëve janë shkatërruar.

Turqia, Rusia dhe Irani, në mbledhjen në Astana të Kazakistanit më 3-4 maj e kishin shapllur Gutën Lindore si një ndër katër zonat jokonfliktuale. Rusia më 22 korrik kishte njoftuar se në Gutën Lindore ka hyrë në fuqi armëpushimi, edhe pse sulmet e regjimit vazhdojnë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın