jeta

Xhunejdi dëshiron të mbështesë familjen e tij duke punuar

Fevzi el-Xhunejdi, 16 vjeçari që u bë simbol i rezistencës për Kudsin pas arrestimit të tij nga një numër i madh forcash izraelite dhe i cili më pas u lirua, dëshiron të punojë dhe t’i ndihmojë familjes së tij në nevojë

Mehmet Nuri Uçar, Qays Abu Samra  | 29.12.2017 - Përdıtësım : 30.12.2017
Xhunejdi dëshiron të mbështesë familjen e tij duke punuar Foto: Mamoun Wazwaz / AA

Ramallah

RAMALLAH (AA) – Fevzi el-Xhunejdi, 16 vjeçari që u bë simbol i rezistencës për Kudsin pas arrestimit të tij nga një numër i madh forcash izraelite dhe i cili më pas u lirua, dëshiron të punojë dhe t’i ndihmojë familjes së tij në nevojë.

Xhunejdi nuk hoqi dorë nga këmbëngulja për punë, edhe pas rrahjes dhe thyerjes së shpatullës së djathtë gjatë arrestimit nga ushtarët izraelitë.

“Falë Zotit u lirova dhe u bashkova me familjen përsëri. Derisa isha në burg, u shqetësova se mund t’i ndodhë diçka familjes sime që veçmë gjendet në kushte të vështira. I vetmi në familje që mund të punoj jam unë. Po të më jepej mundësia, mendoj të hap dyqan frutash dhe perimesh ose çajtore", thotë Xhunejdi për Anadolu Agency (AA).

“Vëllai im i madh, krahas që kujdeset për familjen e tij, kujdeset edhe për nënën e sëmurë, babanë dhe katër vëllezërit e motrat e mia. Meqë vëllai kishte vështirësi financiare, u detyrova të lë shkollën për të ndihmuar familjen", theksoi i Xhunejdi me lot në sy dhe shprehi krenari dhe falënderim për presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe popullin e Turqisë të cilët e kanë mbështetur dhe janë solidarizuar derisa ai ishte në paraburgim.

Për fëmijët palestinez në burgjet izraelite, Xhunejdi shtoi:

“Dhjetëra fëmijë palestinezë ende janë të burgosur në burgjet e Izraelit. Duhet që të japim mbështetje dhe të solidarizohemi për lirimin e tyre.”

Fevzi el-Xhunejdi, djaloshi 16 vjeçar që u bë simbol i rezistencës për Kudsin, i cili të mërkurën u lirua të gjykohet në liri nga gjykata ushtarake e Izraelit, si pasojë e rrahjeve të pësuara nga ushtarët izraelit, pësoi frakturë në shpatullën e djathtë.

Pamjet e arrestimit me sy të lidhur të palestinezit Xhunejt më 7 dhjetor në qytetin el-Halil të Bregut Perëndimor të okupuar nga një numër i madh i ushtarëve izraelitë, shkaktoi reagim të madh në rrjetet sociale.

Ndryshe, të dielën e kaluar, Gjykata Ofer e pranoi vendimin për lirimin e Xhunejdit me kaucion, megjithatë, prokuroria e kundërshtoi këtë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın