Kulturë

Balerinat e vogla ruse, stërvitje të vështirë në rrugën drejt lavdisë

Me mbështetje të familjeve ato stërviten që në vegjëli. Duke shkuar në studio artistike kalojnë stërvitje të vështirë dhe detajore

Vesna Besiç  | 20.10.2017 - Përdıtësım : 21.10.2017
Balerinat e vogla ruse, stërvitje të vështirë në rrugën drejt lavdisë Fotoreporter: Sefa Karacan / AA

Moskë

MOSKË (AA) – Balerinat e vogla në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, ëndrrojnë që një ditë të jenë në “Teatrin Bolshoi”, teatri më i njohur rus, shkruan Anadolu Agency (AA).

Dëshira e tyre është që të marrin titullin “prima ballerina absolut” që përgjatë historisë rrallë është ndarë. Ndonëse nuk e ka fituar e para, ballerina më e njohur e “Teatrit Bolshoi” është Maja Pliseckaja, njëra nga balerinat më të njohura të shekullit të 20-të.

Shkolla e parë e baletit rus është hapur në vitin e 1732 në pallatin dimror në Petrograd. Sot, shumë vajza me shumë mund punojnë në përkryerjen e teknikave të baletit, duke dashur që një ditë të jenë në teatrin.

Me mbështetje të familjeve ato stërviten që në vegjëli. Duke shkuar në studio artistike kalojnë stërvitje të vështirë dhe detajore.

Fotoreporteri i AA-së kaloi një ditë me balerinat e vogla në studion "Fouette" të Moskës, ku pati rastin që të bisedojë dhe të shoh punën e tyre që bëjnë për realizimin e ëndrrave të tyre.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın