Kulturë

Belgjikë, hapet Panairi i Automjeteve në Bruksel

I vendosur në gjithsej 45 mijë metra katrorë, ky panair do të prezantojë me qindra modele të ndryshme të automjeteve, SUV, kamioneta, mjete të lehta tregtare dhe motoçikleta

Ata Ufuk Şeker  | 10.01.2018 - Përdıtësım : 11.01.2018
Belgjikë, hapet Panairi i Automjeteve në Bruksel Foto: Dursun Aydemir / AA

Bruksel

BRUKSEL (AA) – Këtë vit në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel u hap Panairi i 96-të i Automjeteve, raporton Anadolu Agency (AA).

Panairi i organizuar në "Expo Center" nga Federata Belge e Automjeteve (FEBIAC), filloi të presë vizitorët për të 96-ën herë.

Panairi, pjesëmarrës të të cilit janë të gjithë prodhuesit liderë të automjeteve në botë, do të jetë i hapur deri më 21 janar.

I vendosur në gjithsej 45 mijë metra katrorë, ky panair do të prezantojë me qindra modele të ndryshme të automjeteve, SUV, kamioneta, mjete të lehta tregtare dhe motoçikleta.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın