Kulturë

Caktohet juria e "Istanbul Photo Awards 2018"

Juria e konkursit ashtu sikurse edhe vitet e kaluara, edhe këtë vit është përbërë nga emra të njohur ndërkombëtarisht në fushën e fotografisë

Ayşe Aktaş  | 03.01.2018 - Përdıtësım : 04.01.2018
Caktohet juria e "Istanbul Photo Awards 2018"

Ankara

ANKARA (AA) - Caktohet juria e "Istanbul Photo Awards 2018" e cila zhvillohet për të katërtën herë nga Anadolu Agency (AA).

Juria e konkursit ashtu sikurse edhe vitet e kaluara, edhe këtë vit është përbërë nga emra të njohur ndërkombëtarisht në fushën e fotografisë.

Këtë vit janë shtuar edhe dy emra të tjerë të rëndësishëm në mesin e jurisë së vitit të kaluar "Istanbul Photo Awards 2017" ku morën pjesë Kryeredaktori i publikimeve dixhitale të revistës Paris Match, Marion Mertens, fotoreporteri mjeshtër i çmimit Wolrd Press në fushën e sportit të Getty Images, Cameron Spencer, fotografi i njohur i agjencisë Noor, Yuri Kozyrev, fotoreporteri dhe këshilltari për media vizuale Georges De Keerle, drejtori për Shpërndarje të Fotografive dhe Zhvillim të Biznesit i AFP-së Michel Scotto, drejtori editorial i Lajmeve Vizuale të AA-së Ahmet Sel dhe editori i Fotografive të AA-së Fırat Yurdakul.

Në jurinë e "Istanbul Photo Awards" do të marrin pjesë për herë të parë Andrei Polikanov një nga editorët më të rëndësishëm të fotografisë së lajmit në arenën ndërkombëtare dhe Frederic Lafargue, që është edhe fituesi i çmimit "fotografia e vitit" në konkursin e vitit të kaluar.

- Anëtarët e jurisë së re

Andrei Polikanov i cili është një nga anëtarët e jurisë së këtij viti, para se të fillonte karrierën e tij editoriale, ai është autor i shumë fotografive si gazetar i pavarur në konfliktet që kanë ndodhur në rajonet si Malësia e Karabakut, në Taxhikistan dhe në Çeçeni.

Punimet e Polikanov janë përdorur nga institucionet kryesore të shtypit botëror si Time, The New York Times, Stern, Focus, Spiegel dhe Paris Match. Ai gjatë viteve 1995-2007 ka suhtruar detyrën e editorit të fotografisë në zyrën e revistës Time në Moskë dhe më pas deri në vitin 2015 ai ka kryer detyrën e drejtorit të fotografisë në Russian Reporter Magazin.

Andrei Polikanov, ka punuar si drejtor vizual në kompaninë mediatike online Takie Dela dhe që nga viti 2015 drejton punime të workshopeve të fotoreporterëve kryesisht në Rusi dhe në shumë vende të botës.

Ndërsa anëtari tjetër i jurisë fotoreporteri francez, Frederic Lafargue me fotografinë “Ikja nga DEASH-i” në "Istanbul Photo Awards 2017" është fituesi i çmimit "fotografia e vitit".

Frederic Lafargue, pas punimeve të shumta nëpër gazeta të ndryshme lokale të Francës, për shumë vite ka ushtruar detyrën si fotoreporter në Gamma Press. Pas vitit 2001 Lafargue u bë ekspert në çështjen e Lindjes së Mesme dhe fotografitë e tij janë përdorur nga institucione ndërkombëtare të shtypit si Newsweek, Time, Le Monde, Stern, Guardian. Ndërsa aktualisht Lafargue ndjek zhvillimet në vendet si Palestinë, Iran, Siri dhe Egjipt.

- Aplikimet do të vazhdojnë deri më 31 janar

Aplikimet e nisura më 1 nëntor të "Istanbul Photo Awards 2018" i cili është i hapur për fotoreporterët profesionistë, do të vazhdojë deri më 31 janar. Ndërsa fotografitë e përzgjedhura do të përcaktohen nga anëtarët e jurisë të cilët do të mblidhen në Turqi në muajin mars.

Gara ku sponsori zyrtar ashtu sikurse edhe vitet e kaluara është Turkish Airlines (THY), mbështetet edhe nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Aplikimet e "Istanbul Photo Awards 2018" mund të bëhen nëpërmjet adresës www.istanbulphotoawards.com

Fotografitë fituese të konkursit që shpallen çdo vit në muajin mars janë të pranishme në Photobook i cili u dërgohet fotografëve profesionistë në të gjithë botën, institucioneve më të rëndësishme të publikimeve dhe institucioneve që kanë lidhje me këtë fushë.

Gjithashtu fotografitë fituese do të prezantohen për të apasionuarit pas fotografisë në ekspozitat që do të hapen përgjatë gjithë vitit në qytete të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit.

Gjithashtu ashtu sikurse edhe në vitet e kaluara edhe këtë vit do të vazhdohet të zhvillohen punimet e workshopeve dhe aktiviteteve të intervistimit ku anëtarët e jurisë dhe fotografët e vlefshëm përcjellin përvojat e tyre. 

Këto aktivitete, të cilat kontribuojnë në fushën e foto-gazetarisë, teksa bashkojnë personat që janë përkushtuar në këtë fushë, ato ndihmojnë pjesëmarrësit që të rrisin arritjet e tyre profesionale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın