Kulturë

Delfinët e "hareshëm" befasojnë turistët në Bosfor

Rreth mesditës pranë brigjeve në Tarabya është parë një tufë delfinësh dhe se shfaqja e tyre gjysëmorëshe është ndjekur nga qindra banorë, peshkatarë dhe turistë

Kenan Irtak  | 18.06.2017 - Përdıtësım : 19.06.2017
Delfinët e "hareshëm" befasojnë turistët në Bosfor

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Një tufë delfinësh të hareshëm në Bosfor mëngjesin e sotëm kanë befasuar këndshëm peshkatarët dhe kalimtarët në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Anijet e mallrave dhe anije ushtarake, si dhe anijet e linjave të rregullta që lidhin dy brigjet e Stambollin janë pamjet e zakonshme të dielën në ujërat e qeta të Bosforit, kurse sot banorët dhe turistët kishin një atmosferë të veçantë për të parë një tufë delfinësh duke kaluar përmes kanalit.

Gazetari i AA-së raporton se rreth mesditës pranë brigjeve në Tarabya është parë një tufë delfinësh dhe se shfaqja e tyre gjysëmorëshe është ndjekur nga qindra banorë, peshkatarë dhe turistë.

Papritmas, ashtu siç edhe erdhën, delfinët u larguan nga bregu dhe humbën në kaltërsinë e Bosforit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın