Kulturë

Drama e jetimit sirian në Festivalin ndërkombëtar të filmit turk

“Ne nuk mund të lidhemi si qenie njerëzore me historitë e tyre, sepse nuk i njohim historitë e tyre”, thotë drejtoresha e festivalit, duke shtuar se njerëzit do të dëshironin të ndihmojnë një jetim pasi të shohin filmin

İlker Girit  | 19.10.2017 - Përdıtësım : 20.10.2017
Drama e jetimit sirian në Festivalin ndërkombëtar të filmit turk Burimi: Medyodokuz

Sarajevë

SARAJEVË (AA) – Njerëzit do të dëshironin të gjejnë dhe të ndihmojnë një jetim pasi të shohin filmin “Never Let Me” (Kurrë mos më lër), filmi i hapjes së edicionit të 54-t të Festivalit të Filmit Ndërkombëtar të Antalias, ka thënë për Anadolu Agency (AA) drejtoresha e festivalit.

Drejtoresha Aida Begiq përdor një përmbledhje të refugjatëve sirianë, shumica pa përvojë të mëparshme, për të treguar historinë e tre djemve, Isa, Ahmed dhe Muataz, të cilët jetojnë një jetë të vështirë dhe janë të vendosur në qytetin e Turqisë Juglinore, Şanlıurfa.

Begiq tha se gjëja më e vlefshme për të folur ishte për njerëzit e pafajshëm, kryesisht fëmijët, jetët e të cilëve ishin shkatërruar nga lufta e egër civile në Siri.

“Ata janë të gjithë rreth nesh, por shumicën e kohës nuk e dimë se kush janë ata, çfarë ndjejnë, cilat janë ëndrrat dhe shpresat e tyre. Ne nuk mund të lidhemi si qenie njerëzore me historitë e tyre, sepse nuk i njohim historitë e tyre”, thotë për AA Begiq.

Filmi “Never Let Me” do të jetë pjesë e edicionit të 54-t të Festivalit të Filmit Ndërkombëtar të Antalias, i cili do të zhvillohet mes datave 21-27 tetor me më shumë se 30 filma.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.