Bota, Kulturë

Festivali i parë i muzikës xhaz në Arabinë Saudite

Festivali i organizuar nga Komisioni i Zbavitjes i formuar në vitin 2016 në kuadër të "politikave të hapjes" të Arabisë Saudite do të zgjasë tri ditë

Ahmed al-Masri, Zeynep Hilal Karyağdı  | 23.02.2018 - Përdıtësım : 24.02.2018
Festivali i parë i muzikës xhaz në Arabinë Saudite

Riad

RIAD (AA) - Në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, mbrëmë ka filluar "festivali i parë i muzikës xhaz" në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Festivali i organizuar nga Komisioni i Zbavitjes i formuar në vitin 2016 në kuadër të "politikave të hapjes" të Arabisë Saudite do të zgjasë tri ditë.

Ndërkohë, janë publikuar fotografi të cilat tregojnë se festivali ka filluar në një klub golfi të një hoteli në Riad me pjesëmarrje të lartë.

Siç njoftohet, në kuadër të programit, në festival do të performojnë grupe muzikore vendase dhe të huaja dhe artistë të muzikës xhaz.

Nga ana tjetër, në faqen "Agjenda e Zbavitjes" të Komisionit të Zbavitjes thuhet se festivali do të ofrojë një mjedis të pashoq të muzikës xhaz për vizitorët.

Në agjendën e publikuar nga Komisioni i Zbavitjes për vitin 2018 ishte njoftuar se janë projektuar të paktën pesë mijë aktivitete në 56 qytete. Po ashtu, komisioni kishte njoftuar një investim prej 64 miliardë dollarësh për dhjetë vitet e ardhshme në sektorin e zbavitjes.

Ndërkohë, drejtori ekzekutiv i komisionit, Amr el-Medeni, ka paralajmëruar ndërtimin e ndërtesës së parë të operës në vend.

Në dhjetor të vitit 2017, Ministria saudite e Informacionit dhe Kulturës kishte bërë të ditur publikimin e një vendimi për liçensimin e kinemave, duke shprehur pritjet për hapjen e kinemasë së parë në mars të vitit 2018.

Në një mbledhje në Riad më 24 tetor të vitit të kaluar, princi i kurorës Muhamed bin Selman kishte premtuar se do ta kthejë vendin e tij drejt një "Islami të moderuar".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın