Kulturë

Fillon votimi për fotografinë e vitit të Anadolu Agency

Fotografitë zgjedhen në tre kategori: lajm, jetë dhe sport. Në kategorinë “lajm” në votim marrin pjesë 21 fotografi, në kategorinë “jetë” 24, dhe “sport” 23

Ekip  | 01.12.2017 - Përdıtësım : 02.12.2017
Fillon votimi për fotografinë e vitit të Anadolu Agency

Ankara

ANKARA (AA) – Ka filluar votimi për zgjedhjen e fotografisë së vitit, ku do të zgjidhet fotografia më e mirë e fotoreporterëve të Anadolu Agency (AA) për vitin 2017.

Zgjedhja e fotografisë më të mirë të Agjencisë për herë të parë është mbajtur në vitin 2012, ndërsa këtë vit më e mira do të zgjidhet në mesin e 68 fotografive të cilat fotoreporterët e AA-së, mes tjerash, i shkrepën në rajonet e Turqisë, Sirisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Somalisë, Bangladeshit, Arabisë Saudite, Irakut, Serbisë, Jemenit, Francës, Britanisë së Madhe, Rusisë, Ukrainës, Sudanit Jugor, Madagaskarit dhe Palestinës.

Fotografitë zgjedhen në tre kategori: lajm, jetë dhe sport. Në kategorinë “lajm” në votim marrin pjesë 21 fotografi, në kategorinë “jetë” 24, dhe “sport” 23.

Fotografitë që gjenden në konkurrencë për fotografinë më të mirë sot janë hapur për votim me titra në gjuhën turke dhe angleze. Në votimin tashmë tradicional kanë marrë pjesë presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kryeministri Binali Yıldırım, ministra, sportistë si dhe një numër i madh i artistëve.

Në votimin e vitit të kaluar morën pjesë 165.000 persona. Në votimin e sivjetmë që zgjat deri më 31 dhjetor mund të merret pjesë përmes faqes së internetit "www.aa.com.tr".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın