Kulturë

Fotografi i shpërblyer në "Istanbul Photo Awards" edhe një çmim Pulitzer

Fotografia "Lufta e Dutertes kundër drogës" e Daniel Berehulak, e cila u shpërblye edhe në garën ndërkombëtare "Istanbul Photo Awards", i solli autorit edhe çmimin Pulitzer

Meltem Bulur  | 11.04.2017 - Përdıtësım : 12.04.2017
Fotografi i shpërblyer në "Istanbul Photo Awards" edhe një çmim Pulitzer Fotoreporter: Daniel Berehulak/The New York Times

Ankara

ANKARA (AA) - Fotografia "Lufta e Dutertes kundër drogës" e shkrepur nga Daniel Berehulak, e cila u shpërblye edhe në garën ndërkombëtare të Anadolu Agency (AA) "Istanbul Photo Awards", i solli autorit edhe çmimin Pulitzer.

Fotografitë e Berehulak rreth epidemisë Ebola në Liberi që u shpallën fotografi të vitit në "Istanbul Photo Awards" të organizuar në vitin 2015, i kishin sjellë australianit çmimin Pulitzer edhe atë vit. 

Redaktori i lajmeve vizuale të AA-së, Ahmet Sel, tha se edhe këtë vit gara "Istanbul Photo Awards" u organizua në një nivel të lartë, rezultatet e së cilës janë pritur me interesim të madh dhe janë shpërndarë edhe në mediat prestigjioze ndërkombëtare. 

Sel rikujtoi se Berehulak në vitin 2015 kishte fituar çmimin e parë në garën "Istanbul Photo Awards", dhe pastaj për të njëjtën fotografi kishte marrë edhe çmimin Pulitzer.

"Berehulak këtë vit me një temë të re zuri vendin e tretë në kategorinë e fotolajmeve teke në garën tonë, ndërsa më pastaj në kategorinë 'Breaking Neës' Pulitzerin për herë të dytë. Mund të themi se tradita nuk është prishur", tha Sel.

Ai shtoi se juria e tyre shpërbleu para Pulitzerit fotografinë në lidhje me luftën kundër drogës në Filipine të shkrepur nga Berehulak, i cili punon për New York Times, dhe në këtë mënyrë edhe një herë dëshmoi profesionalizmin dhe respektin në botën mediatike ndërkombëtare. 

Krahas Sel, Berehulaku është përgëzuar edhe nga Drejtoresha e Komunikimit Institucional të AA-së, Esra Kireçci. 

"Në jurinë tonë vitin e kaluar u gjend ky emër i cili kishte marrë çmimin një vit më parë, kështu që kishim mundësinë për t'u njohur. Fotoreporteri i cili me kujdes ndjek nga afër zhvillimet në botë, fitoi çmimin e merituar, gjë për të cilën ne, ekipi i Istanbul Photo Awards, gëzohemi shumë", tha Kireçci. 

Ndryshe, edhe vitin e kaluar, Sergei Ponomarev fitoi çmimin e parë në "Istanbul Photo Awards" në kategorinë fotolajm tek me fotografinë "Refugjatët", që si temë kishte dramën në Detin Egje të cilën e përjetonin refugjatët të cilët u larguan nga lufta në Siri për të shkuar drejt vendeve evropiane, kurse më pas me të njëjtën fotografi mori edhe çmimin Pulitzer.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın