Kulturë

Hapet në Dubai panairi "Dubai Arabian Travel Market"

Arabian Travel Market është një event global në Lindjen e Mesme i cili mbahet për të 24-n herë

Ramazan Turgut  | 25.04.2017 - Përdıtësım : 25.04.2017
Hapet në Dubai panairi "Dubai Arabian Travel Market" Fotoreporter: Ramazan Turgut/AA

Dubai

DUBAI (AA) - Në Dubai, dje zyrtarisht është hapur panairi i biznesit të turizmit "Dubai Arabian Travel Market 2017", në të cilën marrin pjesë rreth 2.800 kompani nga 150 vende të botës, raporton Anadolu Agency (AA).

Pjesëmarrësit në panair, ndër të tjera, theks të veçantë i kushtuan turizmit hallall, duke patur parasysh se muslimanët përbëjnë 1,6 miliardë të popullatës botërore.

Përndryshe, "Arabian Travel Market" është një event global në Lindjen e Mesme i cili mbahet për të 24-n herë.

Organizatorët thanë se këtë vit, gjatë katër ditëve presin deri në mbi 45 mijë vizitorë.

Panairi "Dubai Arabian Travel Market 2017" për vizitorët do të jetë i hapur deri më 27 prill në Qendrën Tregtare Botërore të Dubait (DWTC).

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın