Kulturë

Holandë, mbi 400 mijë njerëz vizitojnë Festivalin e Portit në Rotterdam

Në ditën e fundit të festivalit është mbajtur koncert i madh muzikor, ndërsa ngjarja u mbyll me fishekzjarre spektakolare

Abdullah Aşıran  | 04.09.2017 - Përdıtësım : 05.09.2017
Holandë, mbi 400 mijë njerëz vizitojnë Festivalin e Portit në Rotterdam Fotoreporter: Abdullah Aşıran / AA

Rotterdam

ROTTERDAM (AA) – Festivali Ndërkombëtar i Portit të këtij viti në Rotterdam të Holandës është vizituar nga 430 mijë njerëz, raporton Anadolu Agency (AA).

Festivali i 40-të jubilar i portit në Rotterdam, i njohur edhe si "Festivali në Ujë", zgjati tre ditë dhe ka mbledhur vizitorë nga e gjithë bota. 

Festivali në Rotterdam, më i madhi në Evropë edhe këtë vit u ofroi vizitorëve një program të pasur në komplekset në brigjet e Detit të Veriut, lumin Nieuwe Maas dhe në urën Erasmus.

Vëmendje të madhe vizitorëve u tërhoqi njëra nga anijet më të mëdha në Evropë "Pride of Rotterdam", në të cilën janë të instaluara kinema, një qendër tregtare, restorant dhe kënd lojrash për fëmijë.

Dje, në ditën e fundit të festivalit është mbajtur koncert i madh muzikor, ndërsa ngjarja u mbyll me fishekzjarre spektakolare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın