Kulturë

Kosovë, organizohet Akademia Verore e Muzikës Evropiane "ESMA"

Në kuadër të akademisë dhjetë-ditore “ESMA” organizohen punëtoritë e muzikës, koncerte të ndryshme, ku muzikantët nga vende të ndryshme gjejnë mundësinë për t’u njohur me njëri-tjetrin

Sibel Vezaj  | 15.07.2016 - Përdıtësım : 15.07.2016
Kosovë, organizohet Akademia Verore e Muzikës Evropiane "ESMA"

Prishtinë

PRISHTINË (AA) - Në Gjakovë organizohet Akademia Verore e Muzikës Evropiane “ESMA”, e cila mbështetet nga Instituti Yunus Emre, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë akademi marrin pjesë të ftuar të shumtë si vendas, ashtu edhe ndërkombëtarë, ku përveç artistëve nga Kosova, marrin pjesë edhe muzikantët dhe profesorët e muzikës nga shtetet fqinje të Ballkanit dhe të Evropës.

Instituti Yunus Emre, për Anadolu Agency (AA) ka bërë të ditur se këtë vit në akademinë ESMA, kanë sjellë nga Turqia artisten Guloya Altay, mësimdhënëse në Universitetin e Bilkentit dhe në të njëjtën kohë edhe pjesë e orkestrës së simfonisë të Universitetit Bilkent.

Artistja turke, së bashku me akademikët dhe muzikantët nga vendet e ndryshme evropiane përgjatë kësaj akademie i’u ofrojnë kandidatëve dhe artistëve të rinj mundësinë për të praktikuar në punëtori të ndryshme muzikore.

Në kuadër të akademisë dhjetë-ditore “ESMA” organizohen punëtoritë e muzikës, koncerte të ndryshme, ku muzikantët e rë që vijnë nga vende të ndryshme gjejnë mundësinë për t’u njoftuar me njëri-tjetrin.

Në hapjen ceremoniale të këtij organizimi ka marrë pjesë edhe kryetarja e Komunës së Gjakovës, e cila ka shprehur kënaqësinë për të qenë nikoqir i këtij aktiviteti të rëndësishëm ndërkombëtar.

Përgjatë aktiviteteve të kësaj akademie, u mbajt edhe koncerti gala, ku performuan akademikët e kësaj akademie, pjesë e së cilës ishte edhe Guloya Altay. Audienca përjetoi momente të paharrueshme gjatë kësaj performanceje të muzikës klasike të profesorëve.

Sponsorët për realizimin e Akademisë Verore të Muzikës Evropiane, përveç Institutit Yunus Emre janë edhe Komisioni i Bashkimit Evropian, Komuna e Gjakovës, Ambasada e Holandës, Ambasada Luksemburg-ut, Ambasada Austriake dhe Ambasada e Francës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın