Kulturë

Me tingujt e Ömar Faruk Tekbilek nis festivali "Vera e Shkupit"

Me koncertin e muzikantit dhe kompozitorut të njohur turk, Ömar Faruk Tekbilek dhe orkestrën e tij, në Operën dhe Baletin e Maqedonisë filloi edicioni i 38-të i festivalit "Vera e Shkupit"

Admir Fazlagikj  | 22.06.2017 - Përdıtësım : 22.06.2017
Me tingujt e Ömar Faruk Tekbilek nis festivali "Vera e Shkupit"

Shkup

SHKUP (AA) - Me koncertin e muzikantit dhe kompozitorit të njohur turk, Ömar Faruk Tekbilek dhe orkestrës së tij, në Operën dhe Baletin e Maqedonisë filloi edicioni i 38-të i festivalit "Vera e Shkupit", raporton Anadolu Agency (AA).

Manifestimi kulturor "Vera e Shkupit" organizohet nga Drejtoria për Kulturë dhe Art - Shkup, nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës dhe Qytetit të Shkupit, ndërsa ardhja e muzikantit turk është mundësuar me ndihmën e Qendrës Kulturore “Yunus Emre” – Shkup.

Me këtë rast, të pranishmit i përshëndeti zv/drejtori i Qendrës Kulturore "Yunus Emre" - Shkup, Fuat Korkmaz, duke e prezantuar muzikantin turk si një nga muzikantët më të njohur në botë, i cili siç tha ai, "në gjuhën e tij të muzikës i bashkon njerëzit".

Festivalin u hap nga kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, i cili theksoi se Shkupi me dekada ka bërë përpjekje për të mbajtur çdo vit këtë manifestim kulturor. Sipas tij, "Vera e Shkupit", qytetin e Shkupit dhe Maqedoninë i bën më të njohur, sepse në këtë manifestim kulturor paraqiten dhe performojnë shumë muzikantë nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Në më shumë se dy orë paraqitjeje të Tekbilek-ut dhe orkestrës së tij, salla e mbushur e Operës dhe Baletit të Maqedonisë përplot me njerëz që e duan muzikën, me duartrokitje dhe brohoritje ndoqën interpretimin e tij.

Ömar Faruk Tekbilek aktualisht vepron në SHBA. Ai luan me instrumente tradicionale, të tilla si flauta, zurla dhe disa instrumente tjera shpirtërore.

Ndryshe, festivali "Vera e Ohrit" filloi mbrëmë dhe do të zgjasë deri më 31 korrik. Këto 40 ditë qytetarët do të kenë mundësi të ndjekin ngjarje të ndryshme, të tilla si ekspozita, shfaqje teatrale dhe koncerte në të cilat do të shfaqen emra të njohur në fushën e muzikës.

Ngjarjet kulturore në këtë manifestim prezantohen nga interpretues vendor, si dhe nga vende të huaja nga Ballkani dhe më gjerë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın