Kulturë

Në gusht fillojnë xhirimet e serialit për Alija Izetbegoviç

Historia e jetës së Alija Izetbegoviç mbulon periudhën e lindjes, rininë ku ra në dashuri me gruan e tij Halida, deri në vdekjen e tij

Emre Baştuğ  | 24.07.2017 - Përdıtësım : 25.07.2017
Në gusht fillojnë xhirimet e serialit për Alija Izetbegoviç Fotoreporter: Samir Yordamoviç/AA

Sarajevë

SARAJEVË (AA) – Emre Baştuğ

Në fillim të muajitt gusht pritet xhirimi i sekuencave të para për mini serialin kushtuar jetës dhe veprës së presidentit të parë të Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Alija Izetbegoviç, shkruan Anadolu Agency (AA).

Jeta e Alija Izetbegoviçit do të ekranizohet në serialin prej gjashtë episodash.

Skenari për filmin është i shkrimtarit Ahmet Tezxhan, regjia është e Ahmed Imamoviçit ndërsa rolet do të luhen nga aktorë turq dhe boshnjakë. Përgatitjet për fillimin e xhirimit të kuadrove të para ka kohë që kanë filluar, ndërkohë që është planifikuar edhe një mbrëmje Gala e cila do të mbahet këtë vit pas çka filmi do të ketë premierën në televizionin shtetëror turk TRT.

Ahmet Tezxhan ka gjashtë muaj që qëndron në BeH , ndërsa në një prononcim për AA tha se për Alija Izetbegoviçin e ndjerë ka xhiruar shumë dokumentare, por që filmi do të jetë projekti i parë i kësaj natyre.

Ai tha më tej se për t'u mishëruar sa më mirë me popullin boshnjak ka qëndruar kohë të gjatë në BeH duke pasur shumë kontakte, për çka dhe skenarin e filmit e ka shkruar në Bosnjë e Hercegovinë.

“Vërtetë do të ishte e vështirë të shkruash një skenar të tillë pa ndjerë atmosferën e cila mbretëron këtu. Do të ishit bazuar vetëm në informacionet nga librat e ndryshëm. Tani u afrova me njerëzit, i ndjej ata dhe shkrova skenarin duke u përpjekur që t'i kuptoj sa më mirë”, tha Tezxhan i cili tha se ka përzgjedhur formën tradicionale të rrëfimit.

Historia e jetës së Alija Izetbegoviç mbulon periudhën e lindjes, rininë ku ra në dashuri me gruan e tij Halida, deri në vdekjen e tij, më konkretish nga viti 1944 deri 2003.

Regjisori Ahmed Imamoviç nga ana e tij u shpreh jashtëzakonisht i lumtur për vëllimin e projektit i cili, sipas tij, është një përvojë e jashtëzakonshme, sepse përveç vëlimit, edhe lloji i produksionit është i jashtëzakonshëm.

Për vet xhirimet, Imamoviç tha se do të zgjasin rreth tre muaj.

"Seriali ndjek jetën e tij nga Lufta e Dytë Botërore deri në vdekjen e tij. Janë përfshirë kapituj të tranzicionit të një shoqërie, shfaqja e disa shteteve, shpërbërja e këtyre shteteve, krijimi i shteteve të reja, historia e agresionit ...", tha Imamoviç.

Megjithatë shtoi ai, seriali “Alija” nuk është një film i cili trajton Izetbegoviçin si një politikan, por synon ta shfaq atë si një baba, kundërshtar në lojë të shahut, por edhe një rival në tryezën e negociatave.

"Nuk jemi duke bërë një serial i cili do të jetë hit njësezonal në televizion. Ne duam të bëjmë një serial serioz i cili do të ketë vlerën kur ta shikojnë brezat e rinj pas 25, 30 ose 40 vitesh", tha Imamoviç.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.