Kulturë

Në kafe me John Cleese: Komedia në thelb është kritike

Aktori, skenaristi dhe producenti britanik, si mysafiri special i edicionit të 32-të i Festivalit të Filmit në Sarajevë (SFF), ka marrë çmimin "Zemra e nderit të Sarajevës"

Alma Çekovic  | 18.08.2017 - Përdıtësım : 19.08.2017
Në kafe me John Cleese: Komedia në thelb është kritike Fotoreporter: Kemal Zorlak / AA

Sarajevë

SARAJEVË (AA) – Aktori, skenaristi dhe producenti britanik, John Cleese, si mysafiri special i edicionit të 32-të i Festivalit të Filmit në Sarajevë (SFF), në prani të mbi 3 mijë njerëzve mori çmimin "Zemra e nderit të Sarajevës". Ai ishte mysafir i programit "Kafe me...", ku para publikut të shumtë në sheshin e festivalit para Teatrit Kombëtar në Sarajevë, ndër të tjera foli rreth komedisë, që më shumë e ka bërë të qeshë në filmat që ka luajtur.

Bënte shaka për veten duke u krahasuar me Robert De Niro, të cilit vitin e kaluar gjithashtu i është ndarë "Zemra e Nderit të Sarajevës", ka luajtur vetëm në katër filma të mëdhenj, kurse në tjerët është shfaqur vetëm disa sekonda, që është, siç tha, një kontribut i vogël. 

Ai theksoi se krijimi i komedisë bëhet në mënyrë spontane, kurse kombinimi i spontanes dhe kritikës është shumë i vështirë. 

"Komedia duhet të thjeshtohet për tu qartësuar. Publiku nuk mund të qesh, nëse është i hutuar. Në dramë janë të hutuar dhe kështu e shijojnë. Nuk mund të bëni njerëzit të qeshin, nëse ata nuk e kuptojnë se për çfarë bëhet fjalë. Gjithçka që mund të bëni është që të sqaroni komedinë, pa u bërë kjo krejt e qartë. Në fakt, kjo do t'iu bëjë për të qeshur", tha Cleese.

Gjatë shkrimit të komedisë thotë se vetë historia dhe fundi i saj janë më të rëndësishëm dhe se vepra e komedisë nuk mund të shkruhet nëse autori nuk e di fundin dhe pastaj shtohen dialogjet, shakaja dhe të tjerat.

"Nëse keni një histori të vërtetë dhe nëse keni gjetur veten në një situatë qesharake, lehtë është për të shkruar historinë, sepse situata tashmë është qesharake. Njerëzit në përgjithësi shkruajnë një histori, dhe më pas ia shtojnë shakanë", tha Cleese. 

Sipas tij, komedia në thelb është kritike. "Pjesa më e madhe e komedisë mund të analizohet në kontekstin e faktit që është kritike ndaj sjelljes njerëzore, që në aspektin humoristik flet për karakterin që mund të jetë më i mirë se sa është. Nuk është mirë të kritikosh njerëzit e tjerë, por në këtë rast mund ta bëni këtë në mënyrë humoristike", shpjegon komediani britanik, duke shtuar se komedia mund të jetë edhe e pakëndshme. 

Ai theksoi se idetë dhe inspirimet i ka nxjerrë nga komedianët e vjetër të Hollivudit, midis të cilëve ishte dhe i famshmi Charlie Chaplin, por se kurrë nuk kishte provuar ti kopjojë, por në komedi ka paraqitur veten dhe idetë e tij. 

Kur u pyet se çfarë e kishte bërë 10-20 vitet e fundit më shumë të qesh, Cleese ka thënë se ajo ishte një nga mbështetësit e presidentit amerikan Donald Trump e cila komentin e saj në lidhje me gratë, e cila tronditi opinionin amerikan, e justifikoi duke thënë se "nuk do të fliste po të dinte se po xhirohej". 

Kur u pyet se si ai vazhdimisht është pozitiv dhe i disponuar për humor, Cleese citoi një thënie se "jeta është njëmijë gëzime dhe një mijë trishtime" dhe se njerëzit që janë në depresion nganjëherë ndihen njerëzit më të lumtur në botë.

Cleese para shfaqjes së filmit "A Fish Called Wanda", në të cilën luan ai, para më shumë se 3.000 njerëzve, iu nda çmimi "Zemra e Nderit të Sarajevës" për kontributin e shquar në artin e filmit.

Publiku me duartrokitje dhe ovacione përshëndeti komedianin legjendar, i cili shprehu kënaqësinë e madhe që ndodhet në Sarajevë.

Komediani britanik dhe anëtar i ish-grupit komedian Monty Python është i njohur për kontributin e tij dhe rolin në serialin "Flying Circus Monty Python" dhe "Fawlty Towers" dhe filmat e metrazhit të gjatë "Monty Python dhe Grail Shenjtë", "Life of Brian" dhe "A Fish Called Wanda".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın