Kulturë

Në Shkup shfaqet filmi “Somuncu Baba: Sekreti i Dashurisë”

Në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, u realizua shfaqja e filmit Somuncu Baba “Sekreti i Dashurisë”

Dzihat Aliju  | 26.06.2016 - Përdıtësım : 27.06.2016
Në Shkup shfaqet filmi “Somuncu Baba: Sekreti i Dashurisë”

Shkup

SHKUP (AA) – Me organizimin e Qendrës Kulturore "Junus Emre" në Shkup dhe me bashkëpunimin e Kompanisë Turke të Fluturimeve Turkish Airlines, në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, u realizua shfaqja e filmit Somuncu Baba “Sekreti i Dashurisë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në shfaqjen e filmit që u realizua në Kurshunlu Han në Çarshinë e Vjetër të Shkupit morën pjesë ministri pa resor i Maqedonisë Furkan Çako, regjisori i filmit Kursat Kizbaz, regjisori i montazhit Vedat Vural, aktorët Tuvana Turkay dhe Altan Gordum, si dhe shumë të ftuar nga Shkupi.

Në deklaratën për gazetarët, regjisori Kizbaz e shprehu gëzimin e të qenët i pranishëm në Maqedoni dhe tha se shikimi i filmit Somuncu Baba “Sekreti i Dashurisë” me titra në një atmosferë historike në një natë Ramazani është gjë shumë e këndshme.

Duke e falënderuar Institutin "Junus Emre" në Shkup për kontributin e dhënë, Kizbaz theksoi se “Premiera e filmit u shfaq më 1 prill. Prej sot, filmi vazhdon të shfaqet edhe jashtë vendit. Brenda këtij muaji kemi bërë turne nëpër Evropë. Pas kësaj, shfaqja e fundit do të jetë këtu, në këtë qytet të bukur. E dimë se vlerat universale të protagonistit të filmit Somuncu Baba gjenden edhe në këtë rajon dhe në zemrat dhe shpirtrat e shumë njerëzve. Për këtë arsye, besojmë se shikuesve të dalluar dhe të nderuar të kësaj nate do t’iu pëlqejë filmi.”

Ndërkaq, aktorja Tuvana Turkay e shprehu pëlqimin për Shkupin, duke theksuar se gjendet për herë të parë në Shkup dhe Maqedoni në përgjithësi.

Duke u shprehur se banorët e Maqedonisë janë shumë të këndshëm dhe se u kanë ofruar mikpritje të ngrohtë, Turkay theksoi se “U ndjeva e gëzuar që filmi shfaqet këtu. Kemi realizuar një film nga zemra dhe arritja e tij në këtë qytet më ka bërë shumë të lumtur. Shpresoj që edhe shikuesve t’ua përçojmë ndjenjat e njëjta.”

Aktori tjetër i filmit, Altan Godrdum, duke theksuar se kanë realizuar një film i cili përfaq jetën e një personi të shenjtë, u shpreh se “I falënderoj të gjithë miqtë në Shkup me në krye drejtuesit e Institutit 'Junus Emre' dhe profesorët e dashur, për kontributin e veçantë që dhanë për shfaqjen e filmit para masës së gjerë. Natyrisht, i falënderoj edhe spektatorët të cilët me praninë e tyre i kanë mbushur ulëset. Sepse evenimentet e artit bëhen të tilla vetëm me pjesëmarrjen e spektatorëve.”

Nga ana tjetër, drejtori i Institutit "Junus Emre" në Shkup Doc. Dr. Mehmet Samsakci u shpreh se ndjehet i gëzuar nga organizimi i një aktiviteti më shumë në kuadër të Institutit. “Vizioni dhe misioni i Institutit 'Junus Emre' është që botës t’ia mësojë gjuhën turke dhe ta njohë me pasurinë artistike, shkencore dhe kulturore të Turqisë. Gjithsesi, Maqedonia nuk është as vend i huaj për ne, as vend i ndryshëm nga ne”, tha Samsakci. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın