Kulturë

Orkestra muzikore e komuniteteve ballkanike koncerte nëpër Ballkan

Orkestra muzikore e komuniteteve Ballkanike e përbërë nga pedagogë dhe studentë të Universitetit të Thrakisë (TÜ) përgatiten që të zhvillojnë një turne në vendet e Ballkanit

Cihan Demirci  | 21.05.2017 - Përdıtësım : 22.05.2017
Orkestra muzikore e komuniteteve ballkanike koncerte nëpër Ballkan

Edrene

EDRENE (AA) - Orkestra muzikore e komuniteteve Ballkanike e përbërë nga pedagogë dhe studentë të Universitetit të Thrakisë (TÜ) përgatiten që të zhvillojnë një turne në vendet e Ballkanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Orkestra e cila koncertin e parë e ka zhvilluar në sallën Prof. Dr. Poyraz Ülger të konservatorit shtetëror të Universitetit TÜ do të dalë në skenë në Bullgari, Maqedoni, Greqi, Kosovë, Rumani, Bosnjë e Hercegovinë, Shqipëri dhe Mal të Zi.

Duke vazhduar përgatitjet e turneut me 2 pedagogë dhe 8 studentë orkestra do të zhvillojë shfaqjet e saj duke luajtur me instrumentet turke fyell, pipzë dhe daulle.

Drejtori i konservatorit shtetëror të universitetit TÜ dhe këshilltari i komuniteteve Doç. Dr. Ahmet Hamdi Zafer, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se orkestra sjell një koment akademik për muzikën tradicionale.

Duke vënë në dukje se në koncert do të mundësojnë që e kaluara të takohet me të sotmen Zafer tha se "Kjo është një orkestër dhe komunitet i parë i formuar në Universitetin e Thrakisë në mesin e universiteteve ballkanike. Në koncerte dhe do të bashkohemi me bashkëatdhetarët tanë por edhe do të përjetojmë kulturën e Balkanit. Anëtarët e orkestrës janë artistë që janë të ndërthurrur me muzikën e Ballkanit. Shpresojmë që të realizojmë takime të bukura me bashkatdhetarët tanë në vendet e Ballkanit".

Ndër të tjera Zafer ka shtuar se data për fillimin e turneut ballkanik do të bëhet e ditur muajin e ardhshëm.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.