Kulturë

Orlando Bloom në tapetin e kuq të festivalit të filmit në Romë

Aktori britanik i shpërblyer disa herë për rolet e tij në filma të ndryshëm, në festivalin e Romës prezanton filmin e tij më të fundit "Romans", në të cilin luan njërin nga rolet kryesore

Kemal Zorlak  | 04.11.2017 - Përdıtësım : 05.11.2017
Orlando Bloom në tapetin e kuq të festivalit të filmit në Romë Fotoreporter: Primo Barol / AA

Romë

ROMË (AA) – Aktori i famshëm i Hollivudit, Orlando Bloom, ka parakaluar sot në tapetin e kuq të festivalit të 12-të të Filmit në Romë, raporton Anadolu Agency (AA).

Bloom tërhoqi vëmendjen e mediave të shumta në kompleksin Parco della Musica në Romë, ndërsa gjatë parakalimit në tapetin e kuq, u shfaq i gatshëm për t'u fotografuar.

Aktori britanik i shpërblyer disa herë për rolet e tij në filma të ndryshëm, në festivalin e Romës prezanton filmin e tij më të fundit "Romans", në të cilin luan njërin nga rolet kryesore.

Bloom fitoi famën më të madhe në rolet e tij në filmin me disa vazhdime "Piratët nga Karaibet”, ku luajti krahas legjendës Johnny Depp.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın