Kulturë

Pianisti i ri Mustafaoglu: Muzika klasike tek unë zgjon emocione

Pianisti 15 vjeçar Arda Mustafaoglu nga Shkupi tashmë është një personalitet i njohur në botë i muzikës klasike

09.10.2017 - Përdıtësım : 10.10.2017
Pianisti i ri Mustafaoglu: Muzika klasike tek unë zgjon emocione Fotoreporter: Vedat Abdul / AA

Shkup

SHKUP (АА) - Admir Fazlagikj

Pianisti 15 vjeçar Arda Mustafaoglu nga Shkupi tashmë është një personalitet i njohur në botë i muzikës klasike. Ndonëse është shumë i ri ky virtuoz i pianos në karrierën e deritanishme të tij tashmë ka fituar disa çmime të para në gara me renome ndërkombëtare, prej të cilave mund të veçohen garat në Serbi, Itali, Bullgari dhe veçanërisht ai i këtij viti, çmimi i madh (Grand Prix) në garën ndërkombëtare EMCY për talent të rinj në Stamboll të Turqisë.

Në një bisedë me Anadolu Agency (AA), pianisti Arda Mustafaoglu i cili tani është viti i parë në shkollën e mesme muzikore në Shkup, foli për dashurinë ndaj muzikës, pianos, për arritjet e deritanishme, sukseset, por edhe mbi sfidat me të cilat është përballur dhe me të cilat do të përballet ky muzikant i talentuar.

“Kur e dëgjoj pianon tek unë zgjohen emocione”

Duke zbuluar se që nga mosha e tij tre vjeçare ka filluar t’i bie pianos, ai thekson se nuk është si shumica e të rinjve që pjesën më të madhe të kohës së tyre e kalojnë me smartfonët ose kompjuterët e tyre, por fokusohet në atë që më së shumti e do, duke punuar me këmbëngulje, me shumë mund dhe besim në vete, me dëshirë që të bëhet pianist i shquar botëror.

“Unë vendosa për pianon duke menduar se fillimisht muzikën klasike e përjetoja si një muzikë që shkakton emocione, mendime të ndryshme, që mund të hulumtohet në mënyra të shumta, të interpretohet në mënyra të ndryshme të muzikës klasike, ndaj edhe në shekullin 21 muzika klasike është e përshtatshme për mua. Vendosa për pianon meqë si i vogël dëgjoja interpretimet orkestruese, por më së shumti më kanë lënë përshtypje koncertet me piano, sepse kur e dëgjova pianon atëherë tek unë u zgjuan emocionet”, tregon pianisti Mustafaoglu, duke folur për dashurinë e tij ndaj muzikës klasike dhe pianos.

Duke marrë parasysh se është viti i parë në shkollën e mesme të muzikës “Ilija Nikollovski Luj” në Shkup, muzikanti i talentuar i ri Mustafaoglu thekson se pjesën më të madhe të kohës së tij e kalon në shkollë, ndërsa pas obligimeve të shkollës, kohën e kalon duke ushtruar në pijano, për çka, padyshim thekson se pianoja është “miku i tij më i mirë”.

Pianisti 15 vjeçar Arda Mustafaoglu nga Shkupi

Në fakt siç tregon Mustafaoglu, ai duke prekur tastet e bardhë dhe të zinj të pianos më së miri shpreh ndjenjat e tij, për të cilët thekson se thellë janë rrënjosur në të.

“Turqia dhe Stambolli kanë vend të veçantë në zemrën time”

Sipas tij, sukseset e deritanishme të tij në garat ndërkombëtare i ka arritur me shumë mund dhe ushtrim të vazhdueshëm. Ai tregon se të gjitha garat i ka përjetuar në mënyrë të veçantë, si dhe çdo njëra prej tyre, paraqet mundësi që të prezantohet në mënyrën më të mirë, të bëjë njëfarë kontrolli të aftësive muzikore, por edhe të fitojë përvojë profesionale. 

Në maj të këtij viti në garën në Stamboll, juria ndërkombëtare njëzëshëm vendosi që Ardas t’i ndajë edhe çmimin për “Performancën më të mirë të kompozitorit turk” për interpretimin e “Black Earth” të kompozitorit turk Fazil Saj. Në fazën e dytë të garës, para publikut turk në sallën e stërmbushur të Muzeut detar në komunën e Beshiktashit, krahas programit obligues, Arda interpretoi edhe Tokatën e kompozitorit maqedonas Vlastimir Nikollovski. Për këtë garë, Mustafaoglun e lidhin ndjenja të veçanta. 

“Gara në Turqi ka vend të posaçëm në zemrën time, sepse vet qyteti i Stambollit dhe mbarë Turqia është diçka magjike për mua sepse çdoherë kur të shkoj në Stamboll e ndjej ajrin dhe njerëzit në mënyrë që është e përshtatshme për mua. Në garën në Turqi e fitova vendin e parë, isha shumë i lumtur, kishte nxënës nga të gjitha viset e Turqisë. Vet gara kishte shumë rëndësi për mua”, theksoi Arda. 

Është e gjatë lista e veprave muzikore nga kompozitorë të ndryshëm të cilët virtuozët e rinj të pianos dëshirojnë t'i interpretojnë, por edhe t'i dëgjojnë në kohën e lirë. Megjithatë, si më të kërkuar i veçon Franc List, Ludvig van Betoven, Frederik Shopen, Volfgang Amadeus Mocart dhe nga barokët Domeniko Skarlati dhe Sebastian Bah. 

Për muzikantin e ri i cili i bie pianos kjo paraqet më shumë se një profesion ose hobi, për të, gjegjësisht është një mënyrë jetese. Ai sqaron se është i vetëdijshëm se para tij ka shumë punë dhe obligime që të jetë ai që dëshiron por beson se përkushtimi dhe angazhimi do ta sjellin në piedestalin e dëshiruar. 

“Tani për tani, ajo që dëshiroj të jem është që t'i fitoj garat më të mëdha në botë dhe të jem në gjendje të përqendrohem në salla të ndryshme të mëdha në orkestra të ndryshme dhe natyrisht ta bëj atë që që dua më shumë – t'i bie pianos”, thotë Arda. 

Duke iu referuar sfidave, ai shpjegon se përveç dëshirës dhe punës së madhe, është e nevojshme të punohet me profesorët kryesorë, por gjithashtu të ketë një mjet cilësor, një piano, e cila posedon karakteristikat e nevojshme, në mënyrë që të përmbushë kushtet e kërkuara, domethënë të ketë një koncert për piano. 

"Sigurisht që është e vështirë, sepse kjo është mosha në të cilën më afrohen garat më të mëdha dhe për ndeshjet e mëdha duhet patjetër të ushtroj në piano që e plotëson standardin. Në shkollë ka piano, por ato nuk i plotësojnë kushtet për garat e mëdha", thotë Arda, duke shpresuar që të gjejë ndonjë mënyrë për të siguruar një instrument me performancën e kërkuar. 

Muzikanti Arda mendon se pavarësisht nga të gjitha pengesat dhe problemet, suksesi i dëshiruar mund të arrihet, por është e nevojshme të punohet përgjithmonë dhe me zgjuarsi, me angazhim maksimal, ushtrim të vazhdueshëm dhe marrjen e përvojës profesionale. 

"Pa marrë parasysh se në cilin profesion përqendrohen, fokusohen në atë që duan të bëjnë dhe kalojnë pjesën më të madhe të kohës në atë që duan të bëjnë. Ne kurrë nuk duhet të heqim dorë dhe të mendojmë se nuk është e mundur të përpiqemi dhe të bëjmë atë”, porosit pianisti i ri Mustafaoglu, për të gjithë të rinjtë që duan të kenë sukses në atë që bëjnë ata. 

Nëna në rolin e një mësuese të pianos

Samira Mustafaoglu, mësuese e pianos me një përvojë dy dekadashe në shkollën muzikore "Ilija Nikolovski Luj" në Shkup, e cila është gjithashtu nëna dhe profesoresha e pianistit Arda Mustafaoglu, për AA tha se djali i saj Arda punon nga fillimet e tij kur ai kishte 3-4 vjeç.

Ajo shpjegon se përgjegjësia për të punuar me muzikantët e rinj është e madhe, veçanërisht kur është fjala për fëmijët e talentuar të shkollave të mesme. 

Gjatës bisedës, ajo thekson se për të riun Mustafaoglu, shumë profesorë të shquar nga konservatoriumet nga Franca, Gjermania, Italia, Serbia, por edhe nga Akademia e Muzikës në Shkup kanë deklaruar se ai është një talent mbimesatar me të cilin duhet të kihet kujdes gjatë zgjedhjes së kompozimeve, për çka thotë se nuk është aspak e thjeshtë. 

Nga ana tjetër, për te, nuk është problem i veçantë që për Arda-n, ajo është gjithashtu edhe nënë edhe profesoreshë. 

"Si mund ta dalloj atë që kjo është pjesa ime më e thjeshtë, sepse përvoja e punës e ka bërë të veten, nënë dhe mësuese për të. Ai punon vetëm, por gjithashtu ka mësime me mua çdo ditë", thotë mësuesja e pianos Mustafaoglu.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın