Kulturë

Regjisori i "Prison Break" ligjëratë në festivalin e filmit në Stamboll

Regjisori i "Prison Break", në sallën e madhe të kinemasë Pera Emek, në kuadër të festivalit të 5-të të Filmit në Bosfor, që filloi të premten, mbajti një ligjëratë për kinemanë

Kübra Chohan  | 18.11.2017 - Përdıtësım : 19.11.2017
Regjisori i "Prison Break" ligjëratë në festivalin e filmit në Stamboll Fotoreporter: Arif Hüdaverdi Yaman / AA

Ankara

STAMBOLL (AA) - Regjisori i serialit të famshëm amerikan "Prison Break", Bobby Roth, është shfaqur të shtunën në festivalin ndërkombëtar të filmit i cili po mbahet në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Regjisori në fjalë, në sallën e madhe të kinemasë Pera Emek, në kuadër të festivalit të 5-të të Filmit në Bosfor, që filloi të premten, mbajti një ligjëratë për kinemanë. Ai ndau me të pranishmit përvojën e tij, ndërkohë që ishte në dispozicion t'iu përgjigjet pyetjeve të parashtruara nga ana e pjesëmarrësve në ligjëratën e tij.

Regjisori 66 vjeçar, i cili prapa vetes ka një krijimtari katër dekadëshe në film, përveç serialit "Prison Break", ka bërë regjinë edhe në hitet “Lost” dhe “Miami Vice”.

Në festivalin e sivjetshëm “International Bosphorus Film Festival”, do të prezantohen mbi 100 filma nga 39 shtete të ndryshme, dhe do të zgjasë deri më 26 nëntor. Anadolu Agency është partner për komunikimin global të festivalit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.