Kulturë

Shkup, Othello e Shekspirit në skenën e teatrit turk

Atila Klinçe, bashkë me regjisorin e shfaqes dhe aktorët që luajnë në të, njoftoi për premierën e cila luhet sonte dhe nesër, ndërsa ne repertorin e teatrit do të futet më 31 janar

Senada Ibraimova  | 23.01.2017 - Përdıtësım : 23.01.2017
Shkup, Othello e Shekspirit në skenën e teatrit turk

Shkup

SHKUP (АА) – Teatri Turk i Shkupit, sonte do të shfaqë premierën e dramës “Othello” të William Shakespeare (Uilliam Shekspir) në regji të Dejan Projkovskit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në konferencën për mediat, drejtori i Teatrit Turk nga Shkupi, Atila Klinçe, bashkë me regjisorin e shfaqes dhe aktorët që luajnë në të, njoftoi për premierën e cila luhet sonte dhe nesër, ndërsa ne repertorin e teatrit do të futet më 31 janar.

“Dhjetë vite më parë bashkë filluam Eposin e Gilgameshit në të cilin kishte zjarr prandaj menduam të bëjmë një trilogji dhe ta mbyllim me zjarr, tokë dhe ujë. Othello do të luhet në pishinë në të cilën aktorët kishin një proces të punës, një punim laboratorik me Projkovskin”, tha Kllinçe.

Në fakt ky është laboratori i dytë teatral që për temë ka tragjedinë, të cilën Projkovski e punon me teatrin turk.

Më parë ai ka punuar "Prometeun", i cili gjithashtu ishte një laborator për teatrin antik.

"Othello-ja jonë është në fakt një shfaqje e cila në thelb ka aktorin, gjashtë aktorë në skenë, të cilët lindin dhe vdesin në skenë. Shfaqja zhvillohet në ujë, që është një metaforë, një simbol i lindjes, përpjekur për të larë mëkatet. Uji dhe shtrati martesor, uji në të cilin kryhen vrasjet duke mbërritur në fund te shiu i cili në fakt mund të paraqesë lotët e Desdemona, duke u përpjekur që ajo të pastrojë mëkatet e tyre”, tha Dejan Projkovski.

Shfaqja do të jetë në gjuhet turke e titruar në maqedonisht.

Sot dhe nesër, dashamirët e teatrit do të kenë mundësi të shohin shfaqen me fillim në ora 20:00 në teatrin Komedia.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.