Kulturë

Shoqata e shkrimtarëve të Maqedonisë shënoi 70 vjetorin

Kryetari i SHSHM-së, Smilevski me rastin e 70 vjetorit tha se gjatë shtatë dekadave të fundit shoqata ka bashkuar 540 shkrimtarë dhe intelektualë

Senada Ibraimova  | 16.02.2017 - Përdıtësım : 17.02.2017
Shoqata e shkrimtarëve të Maqedonisë shënoi 70 vjetorin

Shkup

SHKUP (АА) – Shoqata e shkrimtarëve të Maqedonisë (SHSHM) sot shënoi jubileun e saj të 70-të ndërsa në kuadër të manifestimit Shoqata ndau çmimet për veprat më të suksesshme letrare në vitin 2016, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i SHSHM-së, Vele Smilevski, me rastin e 70 vjetorit mbajti fjalim në të cilin theksoi se SHSHM, si asociacion i artistëve me traditën më të gjatë të veprimit në Maqedoni, gjatë shtatë dekadave të fundit ka bashkuar 540 shkrimtarë dhe intelektualë të më shumë gjeneratave, të cilët krijojnë në gjuhën e tyre amtare, maqedonishte, shqipe, turke, serbe, vllehe, rome dhe boshnjake.

Ai po ashtu theksoi se SHSHM-ja tashmë 15 vite është anëtare e familjes evropiane të asociacioneve të shkrimtarëve, gjegjësisht siç tha nga viti 2002 në Kongresin e 17-të të shkrimtarëve evropianë të mbajtur në Britaninë e Madhe.

Në fund, Smilevski shprehu krenari për atë se SHSHM-ja gjatë gjashtë viteve të kaluara pranoi 34 shkrimtarë të rinj.

Në solemnitet morën pjesë ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska- Milevska si dhe shumë shkrimtarë dhe krijues nga sfera e kulturës dhe artit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın