Kulturë

Shqipëria mirëpret përsëri Festivalin Ndërkombëtar të Xhazit

Me ftesë të Institutit "Yunus Emre" në Tiranë, si përfaqësues nga Turqia merr pjesë grupi i Xhazit i Bashkisë së Stambollit

Fatjon Cuka  | 19.07.2017 - Përdıtësım : 19.07.2017
Shqipëria mirëpret përsëri Festivalin Ndërkombëtar të Xhazit Foto: AA/Olsi Shehu

Tiranë

TIRANË (AA) - Në Shqipëri edhe këtë vit po mbahet Festivali Ndërkombëtar i Xhazit, ndërsa edicioni i tij i gjashtë ka filluar të martën në mbrëmje në Tiranë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë festival marrin pjesë grupet muzikore nga Shqipëria, Turqia, Italia, Zvicra, Hungaria, Serbia, Holanda, Izraeli, Egjipti, Polonia, Greqia, Austria, etj.

Ky event muzikor do të organizohet në disa qytete të Shqipërisë, duke përfshirë kryeqytetin e vendit Tiranë, për të vazhduar deri më 26 korrik në Shkodër, Vlorë, Korçë dhe Fier.

Me ftesë të Institutit "Yunus Emre" në Tiranë, si përfaqësues nga Turqia merr pjesë grupi i Xhazit i Bashkisë së Stambollit. Grupi ka performuar sonte në mbrëmje në Tiranë, ndërsa koncertin e dytë do ta japin në qytetin e Shkodrës më 19 korrik.

Artdashësit e Tiranës kanë ndjekur nga afër të martën në mbrëmje performancën e grupit të xhazit nga Turqia dhe Austria.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın