Kulturë

TIKA dhe MUSSED organizuan "Takimet Kulturore" nga Turqia në Kosovë

Mahmut Karakaya vuri në dukje se qëllimi i aktivitetit është vazhdimi i lidhjes në mes të kulturës dhe gjuhës së popujve të Ballkanit dhe të Turqisë

Sibel Vezaj  | 24.06.2016 - Përdıtësım : 24.06.2016
TIKA dhe MUSSED organizuan "Takimet Kulturore" nga Turqia në Kosovë ( Erkin Keçi - Anadolu Agency )

Prishtinë

PRISHTINË (AA) - Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në bashkëpunim me Shoqatën e Arteve Teatrore dhe Arsimit (MUSSED) sot organizuan “Takimet Kulturore në Vendet me Lidhje Shpirtërore” në komunën e vetme turke të Kosovës në Mamushë, ku popullata u njoftua me artin tradicional teatror, raporton Anadolu Agency (AA).

Koordinatori i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Kosovë, Eyup Yavuz Umutlu, u shpreh se ky aktivitet organizohet me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe shtoi se pas Maqedonisë, ky program sot organizohet në Mamushë dhe pastaj do të zhvillohet edhe në Prizren, Shqipëri dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Duke u shprehur se kjo ngjarje bën lidhje shpirtërore mes popujve, Umutlu u shpreh se “Ne organizojmë aktivitetet e tilla për të lënë vend në shpirtin e njerëzve. Meqë kishte interesim të madh për këtë aktivitet në vitin e kaluar, ne dëshiruam që sivjet ta organizojmë përsëri. Aktiviteti përcillet me interesim të madh nga njerëz të moshave të ndryshme, si nga fëmijët ashtu edhe nga të rriturit dhe pleqtë”, u shpeh Umutlu.

Kryetari i Shoqatës së Arteve Teatrore dhe Arsimit (MUSSED), Mahmut Karakaya vuri në dukje se qëllimi i aktivitetit është vazhdimi i lidhjes në mes të kulturës dhe gjuhës së popujve të Ballkanit dhe të Turqisë.

“Ne në këtë program shfaqim shembuj nga teatri tradicional turk, nga muzika dhe folklori turk, nga rajone të ndryshme si Deti i Zi, Ankara, dhe sjellim semazenin, mënyrën e ibadetit të Hz. Mevlanës nga Konja, kemi artistë të kukllave dhe në fund dhurojmë shërbetin tradicional turk. Jemi shumë të lumtur që jemi këtu, posaqërisht në Mamushë, ku ndihemi sikur të jemi një një qytezë të Turqisë”, tha ai.

Ndërkohë, kryetari i komunës së Mamushës Arif Butuç duke shprehur kënaqësinë për organizimin e aktiviteteve të tilla, në emër të qytetarëve të Mamushës falënderoi TIKA-n dhe Republikën e Turqisë.

Kamioni i aktvitetit “Takimet Kulturore në Vendet me Lidhje Shpirtërore” nesër do ta vizitojë qytetin historik të Kosovës, Prizrenin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın