Kulturë

TIKA investim në mejtepe ryzhdijen e Gjakovës

Objekti i mejtepe ryzhdijes që gjendet në një pozitë lidhëse në mes të qytetit të ri dhe të vjetër është vetëm njëri nga objektet e cila paraqet shembullin e trashëgimisë së përbashkët kulturore të Kosovës dhe Turqisë

Figen Shaban  | 15.08.2017 - Përdıtësım : 15.08.2017
TIKA investim në mejtepe ryzhdijen e Gjakovës Burimi: TIKA

Prishtinë
PRISHTINË (AA)- Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) e cila vazhdon me mbështetjen trashëgimisë kulturore të përbashkët në Kosovë, do të investojë në restaurimin e mejtepe ryzhdijes në Gjakovë, që është ndërtuar në periudhën Osmane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga TIKA thuhet se pas takimeve të zhvilluara në vitin 2014 në mes të kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila dhe përfaqësuesve të TIKA-s është diskutuar për restaurimin e Mejtepe Ryzhdijes, i cili është një objekt i trashëgimisë kulturore në Gjakovë.

Në kërkesën e parashtruar nga Lila është theksuar rëndësia e mejtepe ryzhdijes për Komunën e Gjakovës duke shpresuar që me funksionalizimin e objektit si qendër e artit do t'iu mundësohet talenteve të rinj të shfaqin dhe të zhvillojnë talentin e tyre në një ambient më të mirë dhe më të sigurt.

"Objekti i mejtepe ryzhdijes që gjendet në një pozitë lidhëse në mes të qytetit të ri dhe të vjetër është vetëm njëri nga objektet e cila paraqet shembullin e trashëgimisë së përbashkët kulturore të Kosovës dhe Turqisë në këtë qytet. Falë investimit të TIKA-së përsëri do të dëgjohen zëra të nxënësve në mejtepe ryzhdijen nga e cila kanë dalë shumë gjenerata. Tenderi për përgatitjen dhe hartimin e projekteve për restaurimin e mejtepe ruzhdijes në të cilat do të zhvillohen punimet për ri funksionalizimin e saj është realizuar nga ana e TIKA-s", thuhet në njoftim.

Hartimi i projekteve për restaurimin e objektit të mejtepe ryzhdijes, e cila do të restaurohet në formën e vetë origjinale pritet të përfundojë brenda këtij viti, ndërsa punimet e restaurimit planifikohen të fillojnë brenda vitit të ardhshëm.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın