Kulturë

Veprat e Hasan Kafi Prushçakut thesar i pasur në bibliotekat e Lindjes dhe Perëndimit

Në këtë ditë, më 9 tetor 1615 në Prusac ndërroi jetë në një nga dijetarët më të mëdhenj boshnjak në kohën e sundimit të Shtetit Osman, Hasan Kafi Prushçaku

09.10.2017 - Përdıtësım : 10.10.2017
Veprat e Hasan Kafi Prushçakut thesar i pasur në bibliotekat e Lindjes dhe Perëndimit Fotoreporter: Elman Omiç / AA

Sarajevë

SARAJEVË (AA) - Aldıjana Hadzıc

Në këtë ditë, më 9 tetor 1615 (16 Ramadan 1024 sipas Hixhrit) në Prusac ndërroi jetë në një nga dijetarët më të mëdhenj boshnjak në kohën e sundimit të Shtetit Osman, Hasan Kafi Prushçaku, veprat e të cilit në dorëshkrimet mund të gjenden në bibliotekat e mbarë botës. 

Prushçak ka lindur në muajin Ramazan të vitit 951 sipas Hixhrit (16 nëntor-15 dhjetor 1544) në Prusac, i njohur me emrin Akhisar. 

Në lidhje me jetën e Prushçakut dihet vetëm aq sa ai ka shënuar në autobiografinë e tij, apo më saktë në librin e tij "Një numër dijetarësh deri tek profeti i fundit". 

Prof. dr. Amir Ljuboviç për Anadolu Agency (AA), duke folur për jetën e Prushçakut, tha se Jakubi, stërgjyshi i këtij dijetari në Bosnjë e Hercegovinë apo më saktë në fshatin pranë Prusacit, ka ardhur nga Shqipëria dhe sigurisht vjen nga një familje me traditë ushtarake.

Rruga profesionale

Prushçaku arsimin themelor e ka marrë në një medrese të asaj kohe në Sarajevë, dhe për arsim të lartë shkoi në Stamboll në vitin 1566.

Prushçaku u kthye në Bosnjë në vitin 1575. Pas kthimit në Prusac, Hasan Kafi filloi të shkruajë veprat e para: një traktat të shkurtër - Risalah mbi përdorimin dhe kuptimin e termit "Çelebi" dhe një tekst të shkurtër shkollor mbi logjikën. Prushçak në vitin 1583 u emërua kadi i Prusecit dhe që atëherë rruga profesionale e këtij dijetari filloi me shërbimin brenda sistemit gjyqësor osman dhe aktivitetit në fushën e shkencës dhe arsimit.

Orientalisti thotë se Prushçaku ishte një mirëbërës i madh dhe se ka ndërtuar një xhami, medrese, Mekteb, Han dhe ujësjellës në Prusac.

"Prushçak shkroi 17 vepra nga fusha të ndryshme shkencore dhe disiplinat fetare, nga logjika, shkenca e gjuhës, stilistika dhe retorika, deri në tekstet historike dhe socio-politike dhe të menduarit", tha Ljuboviç, i cili në mesin e veprave më të rëndësishme të Prushçakut veçoi "Themelet e mençurisë në rendin e botës". 

Ai theksoi kjo është një vepër e cila ishte shkruar si rezultat i mendimit të Prushçakut për gjendjen reale sociale, politike, ekonomike, fetare dhe ushtarake në Shtetin Osman në fund të shekullit të 16-të. Ai shkroi versionin e parë në arabisht, dhe e përktheu atë edhe në turqisht.

"Ai shenjat e krizës të Shtetit Osman i sheh në kohën kur të gjithë e shihnin Shtetin Osman në kulmin e fuqisë së saj. Nga shkrimi i tij tekstualisht i pari sheh shenjat e krizës që në vitin 1572", tha Ljuboviç, i cili shtoi se Prushçak si shpërblim për veprën në fjalë, të cilën ia ofroi Sulltan Mehmedit të III-të, si kadi i Prusacit fitoi pension të përjetshëm.

Ljuboviç duke studiuar këtë periudhë, shtron pyetjen "nëse kjo në fakt ishte një çmim apo Prushçaku ishte zhvendosur në periferi të Shtetit Osman, në qytetin e vogël të Prusacit".

Ai e konsideron Prushçakun si një nga dijetarët, profesorët dhe autorët më të rëndësishëm boshnjak nga periudha e Shtetit Osman. 

"Mendoj se ai meriton një vend të lartë dhe nëse shikojmë të gjithë historinë kulturore të Shtetit Osman, por aq sa unë e di, atij nuk i është dhënë hapësirë e mjaftueshme në historitë dhe enciklopeditë e tilla", thotë profesori. 

Veprat e tij në shumë gjuhë të botës

Ai potencon se veprat e Hasan Kafi Prushçakut shpesh janë rishkruar dhe se ai ishte një nga autorët, veprat e të cilit janë ribotuar më së shumti dhe janë shkruar në gjuhët orientale.

"Me aq sa di unë, deri më tani janë ruajtur rreth 250 kopje të dorëshkrimit nga veprat e tij, nga të cilat vepra 'Bazat e urtësisë në rregullimin e botës' është rishkruar 52 herë. Këto dorëshkrime gjenden në biblioteka në mbarë botën. Përveç në Sarajevë, veprat e tij në dorëshkrime mund të gjenden në bibliotekat në Mostar, Visoko, Zagreb, Stamboll, Konya, Bratislavë, Londër, Paris, Laipzig, Berlin, Dresden, Princeton, Cambridge, Vjenë, Kajro dhe Bolonjë ... ", thotë Ljuboviç i cili shtoi se vepra e Prushçakut "Bazat e urtësisë në rregullimin e botës" ishte përkthyer në gjuhën frënge 1824), hungarisht (1909), gjermanisht (1911), anglisht dhe në gjuhën boshnjake dhe turke. 

Ai konsideron se mjafton që Hasan Kafi Prushçaku të mos harrohet. Ai rikujtoi se me rastin e 400 vjetorit të vdekjes së tij, në vitin 2015 u botua një monografi me titull "Hasan Kafi Prushçaku". 

"Sigurisht, kjo nuk nënkupton se nuk duhet bërë më shumë në këtë aspekt. Jam i mendimit se Hasan Kafi Prushçaku si dhe shumë autorë tjerë boshnjakë të kësaj periudhe - të marrin vendin e tyre në kurrikula të ndryshme dhe nivelet e arsimit, nga shkolla fillore deri në universitet", përfundon Ljuboviç.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.