Kulturë

Xhamia në Van është një simbiozë e tre stileve arkitekturore

Fjala është për xhaminë në rrethin Ipekyolu e cila kohët e fundit u hap për lutjet. Sipërfaqja e xhamisë është 650 metra katrorë dhe me kapacitet prej 1,200 persona

Ekip  | 22.06.2017 - Përdıtësım : 23.06.2017
Xhamia në Van është një simbiozë e tre stileve arkitekturore Fotoreporter: Özkan Bilgin/AA

Van

VAN (AA) –Xhamia e sapohapur "Haxhi Firdaus Turkmenoglu" në lindje të Turqisë me bukuritë e saj tërheq vizitorët, por edhe me brendësinë e saj e cila nuk ka asnjë shtyllë mbajtëse, raporton Anadolu Agency (AA). 

Fjala është për xhaminë në rrethin Ipekyolu e cila kohët e fundit u hap për lutjet. Sipërfaqja e xhamisë është 650 metra katrorë dhe me kapacitet prej 1,200 persona. 

Xhamia është specifike edhe për nga stili i ndërtimi që paraqet një kombinim të veçantë të tre stileve arkitektonike. 

Hyrja dhe dera e xhamitë reflektojnë stilin arkitektonik të periudhës selçuke, brendia është zbukuruar me kaligrafi të shumta dhe me detaje tipike të epokës osmane, ndërsa mihrabi si pjesë qendrore e brendisë është ndërtuar në stilin klasik arab.

Pjesa e brendshme e xhamisë është specifike për faktin se nuk ka asnjë shtyllë mbështetëse, kështu hapësira për lutje është e gjerë dhe e rehatshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın