Politikë

Kuvendi i Shqipërisë voton dekretet për ministrat

Pas betimit në Presidencën e Shqipërisë, ministrat e rinj do të fillojnë zyrtarisht detyrën

Fatjon Cuka  | 23.03.2017 - Përdıtësım : 24.03.2017
 Kuvendi i Shqipërisë voton dekretet për ministrat ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )

Tiranë

TIRANË (AA) - Kuvendi i Shqipërisë ka votuar sot për dekretet e Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani për emërimin e ministrave të rinj, raporton Anadolu Agency (AA).

Për postin e ministrit të Punëve të Brendshme, është emëruar Fatmir Xhafaj, që deri tani ka mbajtur postin e kryetarit të Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, në postin e ministres së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka, deputete e PS-së, në postin e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe në postin e ministrit të Pushtetit Vendor, Eduard Shalsi, kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese në Kuvendin e Shqipërisë.

Pas betimit në Presidencën e Shqipërisë, ministrat e rinj do të fillojnë zyrtarisht detyrën. 

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani gjatë një konference për mediat disa ditë më parë kundërshtoi kandidaturën e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, por ai theksoi se nuk ja lejon Kushtetuta refuzimin e dekretimit.

Kështu me votimin në Kuvend është zëvendësuar ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish-ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi dhe ish-ministri i shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi.

Ndryshimet në qeverinë vijnë vetëm disa muaj para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, që janë caktuar më 18 qershor 2017. 

Gjithashtu ndryshimet ndodhën në një kohë kur opozita po vazhdon protestën e saj që prej datës 18 shkurt, me kërkesën për dorëheqjen e qeverisë dhe krijimin e qeverisë teknike për organizmin e zgjedhjeve të përgjithshme. 

Nga ana tjetër kryeministri i vendit, Edi Rama, ka kundërshtuar kërkesat e opozitës, duke theksuar se nuk do të ketë qeveri teknike.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın