Politikë

“Lista Serbe” nuk do ta votojë demarkacionin e kufirit me Malin e Zi

“Lista Serbe” thekson se deputetët e saj nuk do të votojnë për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi

Zülfiya Yakup  | 22.02.2018 - Përdıtësım : 23.02.2018
“Lista Serbe” nuk do ta votojë demarkacionin e kufirit me Malin e Zi

Prishtinë

PRISHTINË (AA) – Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës me të vetmen pikë të rendit të ditës shqyrtimi i projekt-ligjit për kufirin shtetëror mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi ende nuk ka filluar ndërsa “Lista Serbe” njoftoi se nuk do të votojë për demarkacionin, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin për media “Lista Serbe” thekson se "deputetët e saj nuk do të votojnë për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, përskaj “pohimeve të rrejshme dhe tendencioze të plasuara në të gjitha mediat në gjuhën shqipe, që u transmetua edhe nga një pjesë e mediave në gjuhën serbe”.

“Një gjë e tillë nuk është dakorduar me ne dhe nuk do të mbështesim demarkacionin, siç pohohet rrejshëm, por do të vazhdojmë të luftojmë për interesat e popullit serb në Kosovë, dhe jo disa qendrave të pushtetit vendas dhe të huaj”, thuhet në njoftim.

Duke marrë parasysh se Lëvizja opozitare Vetëvendosje paralajmëroi se në tërësi është kundër procesuimit të kësaj marrëveshjeje, meqë me të shkelet integriteti territorial i Kosovës dhe Kosova humb më shumë se 8.000 hektarë tokë, në pikëpyetje është nëse marrëveshja mund të kalojë. 

Për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit nevojiten 80 nga 120 vota të deputetëve ndërsa koalicioni qeverisës ka 61 vota. Lëvizja Vetëvendosje ka 32 deputetë ndërsa “Lista Serbe” 10 deputetë.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës duhej të fillonte në ora 11:00 ndërsa është thirrur me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj pasi Qeveria e Kosovës të martën miratoi ndryshimet dhe plotësimet e projekt ligjit për demarkacion në pajtim me aneks-marrëveshjen e presidentit të Kosovës dhe Malit të Zi të së premtes, e që parasheh mundësinë e korrigjimit të marrëveshjes paraprake në rast se në drejtim të Çakorit dhe Kullës janë bërë gabime.

Grupi parlamentar opozitarë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) paralajmëroi se do të jetë unike në mbështetjen e marrëveshjes të nënshkruar më 26 gusht të vitit 2015.

Kuvendi i Malit të Zi tashmë ka ratifikuar këtë marrëveshje, ndërsa opozita në Kuvendin e Kosovës, ku pjesë e së cilës ishte edhe Ramush Haradinaj, me gazsjellës parandaloi ratifikimin e kësaj marrëveshje. Ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi përveç luftës kundër korrupsionit është kushti për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Njëkohësisht, Lëvizja Vetëvendosje sot ka dorëzuar padi penale në Prokurorinë speciale kundër presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për “tradhti ndaj vendit”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın