Politikë

BDI i jep nënshkrimet LSDM-së për marrjen e mandatit

BDI do t’i jep nënshkrimet LSDM-së për marrjen e mandatit, por kjo nuk do të thotë se do të koalicionojë në Qeverinë e re, deklaroi zëdhënësi i partisë Bujar Osmani

Nazmi Abduramani  | 25.02.2017 - Përdıtësım : 25.02.2017
BDI i jep nënshkrimet LSDM-së për marrjen e mandatit ( Besar Ademi/AA )

Shkup

SHKUP (AA) – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) mbrëmë në kryesinë qendrore të partisë ka vendosur që t’ia jep nënshkrimet Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë për marrjen e mandatit nga Presidenti për formimin e Qeverisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

"BDI do t’i jep nënshkrimet LSDM-së për marrjen e mandatit, por kjo nuk do të thotë se do të koalicionojë në Qeverinë e re", deklaroi mbrëmë zëdhënësi i partisë Bujar Osmani.

Osmani tha se BDI i jep nënshkrimet për t’u zhbllokuar disa procese dhe për të patur kujdes mbi afatet për zgjedhjet lokale, sepse anulimi i tyre nuk është në interes të qytetarëve të Maqedonisë.

“Tani japim mbështetje vetëm për mandate, që të zhbllokohen disa procese, sepse nuk është në interes të shtetit që zgjedhjet lokale të shtyhen. Por kjo nuk do të thotë se kemi marrëveshje për koalicionim. Nëse vendosim për pjesëmarrje në Qeveri duhet të harmonizohen programet. Dhënia e nënshkrimeve nuk do të thotë marrëveshje për Qeveri, por fillim të procesit të negociatave për Qeveri, nëse vendosim për opsionin e participimit në Qeveri”, tha Osmani.

Paraprakisht, nga BDI theksuan se janë duke shqyrtuar dy opsione. Një që BDI të jetë pjesë e koalicionit qeveritar, ndërsa tjetri është që të jepet mbështetje për Qeverinë e pakicës, por partia të jetë në opozitë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın