Politikë

Bullgari, peticion për kalim në sistem presidencial

Partia Volja (Vullnet) e cila posedon 11 ulëse në parlamentin me gjithsej 240 anëtarë, njoftoi se ka nisur peticion për mbajtjen e referendumit për sistemin presidencial

İhvan Radoykov  | 01.11.2017 - Përdıtësım : 02.11.2017
Bullgari, peticion për kalim në sistem presidencial

Sofje

SOFJE (AA) – Partia Volja (Vullnet) në Bullgari, e cila ka edhe grup parlamentar, ka nisur një peticion për mbajtjen e një referendumi që synon kalimin në sistemin presidencial të qeverisjes, raporton Anadolu Agency (AA).

Partia e cila posedon 11 ulëse në parlamentin me gjithsej 240 anëtarë, njoftoi se ka nisur peticion për mbajtjen e referendumit për sistemin presidencial.

Lideri i partisë, biznesmeni Veselin Mareshki, ka pohuar se institucionet e vendit janë bashkëfajtorë në papërgjegjësi, duke thënë se qeverisja e përqendruar në një person të vetëm do të jetë më e dobishme për zhvillimin e vendit.

Grupi parlamentar i Mareshkit, i cili përbëhet nga familjarë dhe partnerë biznesi, zhvillon politikë të linjës populiste.

Ekspertët theksojnë se mundësia për mbajtjen e një referendumi për kalim në sistem presidencial është e vogël.

Për mbajtjen e një referendumi në Bullgari, është e nevojshme të tubohen të paktën 200 nënshkrime dhe që parlamenti të japë miratim për një gjë të tillë duke u bazuar në këto nënshkrime.

Nga ana tjetër, sipas një ankete nga qendra për hulumtime të opinionit publik "Trend", vetëm një e treta preferojnë qeverisje nga një person.

Sipas anketës, vetëm 33 për qind e qytetarëve bullgarë janë të mendimit se qeverisja me "një person i cili është përgjegjës për çdo gjë" do të çojë në administrim më të mirë të shtetit.

Ndërkaq, 41 për qind e pjesëmarrësve në anketë mendojnë se Bullgaria në asnjë mënyrë nuk është shtet demokratik, kurse 29 për qind janë të mendimit se "demokracia nuk është metodë e mirë e qeverisjes".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın